Covid19

Italia drejt fitores, shënohet numri më i ulët i të infektuarve që prej marsit

Italia regjistroi sot 165 vdekje të reja nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në 30.560, ndërsa numri i infeksioneve të reja u rrit me 802, rritja më e ulët ditore që nga 6 marsi.

2.150 njerëz u regjistruan si të rikuperuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.146.

Kujtojmë se Italia filloi të lehtësojë kufizimet e bllokimit të hënën e kaluar dhe deri më tani ka regjistruar 219.070 raste pozitive./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button