Uncategorized

Ja çfarë përdorin në të vërtetë aktorët kur marrin drogë nëpër filma

Edhe pse përdorimi i cigares ose lëndëve të tjera narkotike janë të ndaluara me ligj nëpër filma ose dhe emisione televizive, regjisorët e filmave në Hollywood e kanë të pamundur ti rezistojnë skenave të tilla dhe siç kemi parë në shumë realizime hit ka gjithmonë një pjesë të tillë.

Por edhe pse të gjithë mendojmë se pirja e lëndëve të tilla nga ana e aktorëve është e vërtetë në realitet ata nuk pinë as drogë dhe as cigare.

Sipas “The Independent” në fakt aktorët përdorin pije herbariume të cilat nuk shkaktojnë asnjë dem. Ata shprehen se në serialin ‘Mad Men’dhe ‘Boardwalk Empire’, apo ‘Jersey Boys’ aktorët ishin të detyruar të pinin në çdo dy, tre skena, por edhe pse dukesh sikur ata pinin cigare në fakt konsumonin një markë cigaresh bimore me petale trëndafili, vanilje, pluhur karafilash dhe akoma me më shumë produkte natyrore.

Ndërsa tek skenat e pirjes së kokainës ata përdornin produkte që dukeshin si të tilla si për shembull qumësht pluhur, bikarbonat sode apo pudër bebesh që kur filmoheshin dukësh fiks si drogë.

Gjithashtu tek filmi ‘Non Stop’ aktori Niam Neeson, konsumon çaj kamomili të mbledhur në një cigare gjatë momentit që ai tymos përpara kamerave.

Për sa i përket  pjesëve ku përdoren shiringat helmuese në të vërtet regjisorët nuk fusin asgjë brenda shiringës por ata çdo gjë e modifikojnë gjatë montazhit.

Leave a Reply

Back to top button