Your Life

Ja se çfarë një mashkull vlerëson te një femër

Disa femra mund të mendojnë se ajo çka i tërheq meshkujt më tepër tek një femër është pamja e jashtme, por jo kjo nuk është aspak e vërtet pasi ka një cilësi që i tërheq ata më shumë se të tjerat te femrat.

Nga të gjitha bisedat e meshkujve , është vënë re se tipari më interesant që një mashkull vlerëson te një femër është pavarësia.

Femrat e pavarura janë tërheqëse, kanë një vetësiguri dhe luajnë sipas rregullave të tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd tjetër veç vetes për të vërtetuar se kush janë. Pra, kur bëhet fjalë për raportet, ato nuk kanë nevojë të gjejnë dikë për t’u mbështetur, sepse janë të zëna me programet e jetës së tyre. Ato e dinë se kur dhe çfarë të japin dhe kanë gjithmonë besim për të ecur vetë, pa ia shtrirë dorën askujt, asnjëherë.

Ja çfarë thonë disa prej meshkujve për femrat e pavarura:

Duket që nuk ka nevojë për mua.” — Jacob (27 vjeç).

Pavarësia është tërheqëse, sepse tregon që mendimet dhe interesat e saj nuk kanë të bëjnë me mua — më bën të kuptoj se është një person i thellë dhe interesant për ta njohur.” — Sam (26 vjeç).

Të jesh i pavarur, do të thotë që ke edhe shumë cilësi të tjera pozitive. Ashtu siç duhet të kesh edhe një nivel të caktuar, intelekt dhe besueshmëri.”   — Marcus  (27 vjeç).

Sepse duke krijuar rrugën tënde, i bën të tjerët të të ndjekin.” — Sunny (49 vjeç).

 

Ana tjetër e këtij këndvështrimi është ajo që i bën disa meshkuj të mendojnë se nevoja është ajo që i shtyn më shumë drejt një femre. Nëse kjo është diçka e ngjashme edhe me ju, si fillim kuptoni se cila është nevoja juaj për të qenë pranë një mashkulli.
Duke qenë e sigurt me veten, nuk do të kesh nevojë për t’u ndier e plotë nga prania e një mashkulli.

Leave a Reply

Back to top button