Histori

Kalendari Gregorian dhe 9 kureshti në lidhje me të

screen-shot-2016-10-07-at-22-04-52

Në 4 tetor 1582 hyri në fuqi kalendari Gregorian nga Papa Gregori XIII, nga i cili ka marrë edhe emrin për të zëvendësuar atë julian, të Jul Cezarit, më shumë se 1500 vjet më parë. Duhet të dini 9 gjëra mbi këtë kalendar që e përdorim prej 434 vjetësh.

Kalendari Gregorian dhe 10 ditët e humbura. Njerëzit ranë të flinin me kalendarin e vjetër të enjten e 4 tetorit dhe u zgjuan të premten në 15 tetor. Ishin anulluar 10 ditë. Kjo jo vetëm figurativisht, por ishin kaluar me futjen e kalendarit Gregorian, sipas dëshirës së Papës për të rregulluar atë julian që përgjatë shekujve kishte grumbulluar një vonesë prej 10 ditësh nga viti diellor. Një vit ka 365 ditë 5 orë dhe 48 minuta dhe shumatorja e këtyre orëve kishin bërë që ekuinoksi pranveror të binte në 11 mars me një avancim prej 10 ditësh. Për ta barazuar u mor kjo masë drastike.

Kalendari gregorian është i gabuar. Të gjithë kalendarët janë bërë për të matur kohën në bazë të dukurive astronomike me cikle periodike: ndryshimi ditë-natë, fazat e hënës (muajt) dhe vijueshmëria e stinëve (viti). Ka një problem, pasi nuk janë të saktë (një vit diellor zgjat saktësisht 365 ditë, 5 orë dhe 48 min) dhe me kalimin e kohës duhen rregulluar. Në vitin 46 p.K Cezari barazoi datat përkundrejt stinëve (ekuinoksi pranveror binte në fillim të dimrit). Lindi kështu kalendari julian (365 ditë me një vit të brishtë çdo 4 vite), por për të rregulluar datat u vendos që viti 46 p.K të kishte 445 ditë. Edhe kalendari gregorian nuk është i saktë sepse humb 6 ditë në 10.000 vite, por është më i miri nga ata që kemi pasur.

Aty ku nuk përdoret kalendari gregorian. Sot ai përdoret në të gjithë botën, por në vendet jo katolike ky proces ka qenë i ngadaltë. Spanja, Portugalia dhe Italia e pranuan menjëherë. Gjermania dhe Holanda në 1700. Anglia në 1752 dhe Kina në 1912. Sot vetëm Etiopia, Nepali, Irani dhe Afganistani kanë një kalendar të ndryshëm. Vende të tilla si India, Bangladeshi, Izraeli, Pakstani dhe Burma i bashkangjitin një kalendar lokal atij gregorian. Në foto është Fergi e grupit Black Eyed Peas që feston Vitin e Ri në 2000 në Adis Abeba, kryeqytet i Etiopisë, mes 11 dhe 12 shtatorit 2007. Faj i kalendarit etiopian.

Arabia Saudite sapo e ka përshtatur për të kursyer. Arabia Saudite ka vendosur ta braktisë kalendarin tradicional musluman Hijri, të bazuar në muajt hënorë dhe në fuqi që nga themelimi i mbretërisë në vitin 1932. Në 1 tetor 2016 kaloi në kalendarin Gregorian (diellor) vetëm për të paguar rrogat e nënpunësve publik që humbin 11 ditë page. Kalendari hënor Hijri bazohej në 12 muaj me nga 29 ose 30 ditë dhe zgjaste maksimumi 354 ditë.

Revolucioni i Tetorit dhe kalendari. Ndryshimi historik mes kalendarit gregorian dhe atij julian është në “Revolucionin e Tetorit” në 1917 që sipas kalendarit gregorian ndodhi në nëntor. Ky revolucion në fakt filloi darkën e 6 nëntorit në 1917, por në atë kohë ishte akoma në fuqi kalendari julian dhe kjo datë korrespondon me 24 tetorin. Kalendari julian u braktis nga rusët në vitin 1940.

Kur janë Krishtlindjet. Kisha ortodokse e ka refuzuar gjithmonë kalendarin gregorian, vepër e një Pape katolik dhe akoma ajo ndjek atë julian. Kjo mospërputhje vihet re në festa fetare si Krishtlindjet që për Kishën Ortodokse festohet në 7 janar, 13 ditë pas atyre katolike. Të gjitha janë të çorientuar nga këta dy kalendarë.

Kalendarët modernë alternativë. Për të kundërshtuar kalendarin papal në vitin 1793 revolucionarët francezë krijuan një të ri ku muajt quheshin mbjellja, bora, lëndina etj. Ky kalendar revolucionar zgjati deri në 1805 kur u shfuqizua nga Napoleoni. Në Itali hyri edhe kalendari fashist, gjithçka mbeti njëlloj, por vitet numëroheshin duke nisur nga 28 tetori 1928, data e marshimit në Romë.

Nga cili vit fillon 1 janari? Meqë në orbitën e tokës nuk ka asnjë pikë që të lejon të përcaktosh fillimin dhe fundin e një viti, zgjedhja është arbitrare dhe e ndryshueshme disa herë. Më parë fillimi i Vitit të Ri festohej me ekuinoksin pranveror. Duke qenë periudhe e gjatë dhe pa datë të përcaktuar mes Krishtlindjeve dhe Pashkëve kjo krijonte probleme. Në vitin 1564 Karli i IX, mbreti i Francës, e bëri të detyrueshme datën e 1 janarit si ditën e parë të vitit. Kjo zgjedhje u pranua edhe nga vende të tjera, në vende si Britania Viti i Ri u festua në 25 mars deri në fund të 1751, vit që u pranua edhe kalendari gregorian. /www.bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button