Teknologji

Këta janë telefonët më të mirë që mund të blini me sistemin Android

nexus 6

Cilado qofshin preferencat tuaja, smartfonët Android padyshim ofrojnë një ndjesi lirie në përdorim dhe mundësi të panumërta të cilat të gjithë i vlerësojnë. Android gjendet në 85 % në telefonët inteligjentë të ditëve të sotme. Në këtë artikull kemi përzgjedhur telefonët Android tonë të preferuar që ofrojnë eksperiencat mobile më të mira.
Google Nexus 6
Me një ekran 5.96 inç quad HD, proçesor i jashtëzakonshëm Snapdragon 805, dhe Android 5.0 Lollipop, Nexus 6 padyshim është smartfoni më i avancuar Android që ekziston sot në treg. Modeli 32 GB i smartfonit do t’ju kushtojë 649 dollarë.
Sony Xperia Z3, Z3 Compact
Specifikat e këtij smartfoni së bashku me rezistencën ndaj ujit karakteristike për Sony, do t’ju kushtojnë afro 600 dollarë. Ndërsa modeli Z3 Compact me madhësinë e tij të “tkurrur” është më i përshtatshëm për ata që duan të kursejnë nga buxheti i tyre afro 100 dollarë.
Motorola Moto X (Gjenerata e dytë)
Moto G? Ekzistojnë tre versione të tilla. Modeli 2014 ka akoma harduerin e origjinalit, ndërsa akoma mbetet një ndër smartfonët më të mirë buxhetor në treg. Përdoruesit që duan shpejtësi mund të blejnë edhe modelin LTE. Dhe mos të harrojmë të përmendim se modeli i ri ka një ekran 5 inç.
HTC One M8 Edicioni Google Play
Me dizajnin e tij prej alumini, dhe cilësinë e lartë të ndërtimit përgatituni të paguani goxha para nëse doni këtë variant të HTC One M8. Smartfoni është i disponueshëm në SHBA për 700 dollarë. Ekrani i mrekullueshëm 1080p, proçesor super të shpejtë Snapdragon 801 dhe bokset e dyfishta në pjesën ballore ky smartfon është një luks për adhuruesit e Android.
Google Nexus 5
Nexus 5 mund të mos jetë smartfoni më i mirë i Google këtë vit, por me dizajnin e tij, ekranin 1080p dhe Snapdragon 800, është një pajisje e një profili të lartë. Falë kërkesës së lartë për këtë smartfon, Google ka konfirmuar se do të mbështesë shitjet e mëtejshme me çmime që variojnë nga 349 dollar përmes PlayStore.

Leave a Reply

Back to top button