Teknologji

KUJDES! Ja cilat janë 25 fjalëkalimet më të përdorura në rrjet

Përdoruesit nuk kanë ndryshuar zakonet: për të katërtin radhaz, kombinacioni më i zakonshëm është “123456”

password

Pini  i celularit, fjalëkalimi i Facebook-ut, Twitter-it, Instagramit, kode të aksesit në bankë, të postës elektronike. Sa numra, shkronja kujtojmë çdo ditë? Shumë. Dhe shpesh herë, pak për komoditet e pak se përtojmë, përsëriten gjithmonë të njëjtat kombinime. Splash Data ka shpallur listën vjetore të fjalëkalimeve më të përdoruara në internet, ose për të qënë më të qartë, listën e fjalëkalimeve më të këqija të 2014-ës. Megjithëse rastet e aksesit të paautorizuar për shërbimin, të sjella në media në muajt e fundit, duke përfshirë skandalin Datagate, duket që përdoruesit nuk kanë ndryshuar zakone. Për të katërtin vit radhaz fjalëkalimi më i zakonshëm është: 123456.
Klasifikimi, i arritur duke analizuar mbi 3 milionë fjalëkalime zbulohet në rrjet, evidenton një përdorim të shpeshtë kombinacionesh të formuara ekskluzivisht nga sekuenca numerike. Si konkluzion, një lojë kalamajsh për cilindo hacker. Më e përdorura 123456, në majë të 25 fjalëkalimeve janë të pranishme edhe 12345, 12345678, 123456789, 1234, 123456, 111111, 696969 e 123123. Dhe vëmendja e pakët për sigurinë online, shumë shpesh e nënvlerësuar, vjen e pranuar për fjalëkalimin 12345 që ka fituar pozicionin e 17, duke kaluar nga vendi i 20 i 2013-ës, në të tretin në 2014-ën.
Por ka edhe nga ata që provojnë të ndryshojnë. Në fakt, midis hyrjeve të reja në klasifikim spikasin emra të ndryshëm të përbashkët si: baseball, football, dragon, mustang, access, master, superman, michael e batman. Janë pikërisht këto fjalët që një hacker kërkon kur tenton të hyjë në adresat e përdoruesve. Vazhdon, megjithatë edhe zakoni i përdorimit të vitit të lindjes.

Leave a Reply

Back to top button