Horizonti.al

KURIOZITETE / Nga e ka origjinën fjala sport?

Screen Shot 2016-08-03 at 09.30.36Fjala sport, me të cilën zakonisht i referohemi botës së aktiviteteve fizike dhe manifestimeve të tyre, është shumë interesante pasi në gjuhësi përfaqëson ndryshime afatshkurtra nga një gjuhë në tjetrën, për t’u kthyer më pas në vendin e origjinës me një kuptim të ri. Etimologjia e kësaj fjale rrjedh nga termi latin ‘deportare’, ku ‘de’ do të thotë “largim” dhe “portare” ka të njëjtin kuptim që njohim edhe sjellë.

Pra termi përdorej për të karakterizuar veprimin e “daljes nga dera”, në kuptimin e të shkuarit përtej mureve të qytetit për t’u argëtuar dhe u marrë me aktivitet fizik. Francezët qenë të parët që e morën dhe e futën në gjuhën e tyre këtë fjalë:’desporter’ ishte për ta e barabartë me qejfin dhe ’desport’ ishte argëtimi rekreativja, koha e lirë. Më pas, ky term u huazua edhe nga britanikët në formën e ‘disport’ (argëtohem).

Në vendin anglo-sakson, ’disport’ ruajti për një fare periudhe përkufizimin origjinal, pastaj filloi të zgjerohet në kuptime dhe përfshinte të gjitha aktivitetet argetuese që kryeshin në atë kohë. Duke filluar më pas nga revolucioni i parë industrial, trupi mori një rëndësi të madhe në proceset ekonomike, politike dhe kulturore dhe kësisoj inkurajohej mbajtja në formë e tij.

Gjimnastika dhe të gjitha aktivitetet fizike, cilësohen si instrumente të vlefshme për edukimin e trupit, dhe duke pasur parasysh se bëhej fjalë për disiplina të praktikuara jashtë orarit të punës, pra në kohën e tyre të lirë, iu atribuohej fjala ‘disport’. Versioni me të cilin jemi mësuar sot, sport, mbërriti në vitin 1829 dhe që vepër e shkrimtarit anglez Uollter Skot, i cili e përdori atë në një përkthim si një shkurtesë të ‘disport’. Që atëherë, për thjeshtësi, u përdor gjithnjë forma e re, dhe përhapja e saj ishte pothuajse planetare. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button