Teknologji

Mirëqenia e “Silicon Valley”-t, që krijon iluzionin e drejtësisë

Screen Shot 2015-04-14 at 4.01.37 PM

Kjo është zgjedhje, midis një sistemi pa asnjë imagjinatë institucionale dhe politike (ku një kombinim hakerash, sipërmarrësish dhe financuesish, është përgjigja bazë ndaj çdo problemi social) dhe një sistemi, në të cilin debatohet ende në mënyrë qartazi politike dhe që duhet të përcaktojë se kush (qytetarët, ndërmarrjet, shteti), duhet të zotërojnë çfarë dhe me çfarë kushtesh. Qartazi “socializmi dixhital” nuk është i tillë

Nga Evgeny Morozov

Ndoshta bota e cilëson ‘Silicon Valley’-n, si majën e kapitalizmit më ekstrem, por sipërmarrësit e teknologjisë besojnë në fakt se janë mbështetës të solidaritetit, autonomisë dhe bashkëpunimit.

Këta kapitalistë humanitarë, besojnë sinqerisht se janë ata mbrojtësit e të dobtëve dhe të varfërve, dhe jo politikanët mashtrues apo organizatat joefektive joqeveritare.

Kush tjetër mund të shfrytëzojë tregjet e pabesa, për të siguruar përfitime materiale të mjaftueshme, për ata që jetojnë në periferi të shoqërisë? Disa nga intelektualët e ‘Silicon Valley’, madje festuan fillimin e një “socializmi dixhital”, që duke cituar artikullin e vitit 2007 të Kevin Kelit në revistën “Wired” – “mund të jetë të jetë një rrugë e tretë, që i bën të parëndësishme dy ideologjitë e vjetra”

Le të lëmë mënjanë polemikat e pafundme, mbi kuptimin e vërtetë të kësaj “ndarjeje”, në perifrazime të tipit “ekonomia e ndarjes”. Përqëndrohemi më tepër tek fakti, se në bazë të kësaj retorike vetëmburrëse, ju mund të shihni një këndvështrim interesat. ‘Silicon Valley’ shpirtmadh, dëshiron të jetë kundërhelmi i përsosur i së ligut “Wall Street”. Nëse ky i fundit krijon pabarazi gjithnjë e më të thellë të të ardhurave, e para kontribuon në kapërcimin e pabarazisë në konsum. Kjo do të thotë, që edhe nëse fitojmë shumë më pak se fqinji ynë i pasur, të dy do të paguajmë shumë më pak – ndoshta asgjë – për të dëgjuar muzikë në Spotify, kërkojmë në Google apo të shikojmë video zbavitëse në YouTube . Së shpejti, kjo logjikë mund të zbatohet edhe përsa i përket qasjes në internet. Internet.org, është adresa që Facebook ka vënë në dispozicion për vendet e botës në zhvillim. Ajo u ofron përdoruesve, një qasje nominalisht të lirë në shërbimet themelore online si Facebook apo Wikipedia.

Kur arsimi, shëndetësia dhe shërbime të tjera do të jenë online, ‘Silicon Valley’ do të luajë edhe më të madh në këto çështje. Duke shpërndarë të dhënat tona shëndetësore, Google mund të na paralajmërojë nëse ato zbulojnë simptoma shqetësuese. Dhe kjo do të ofronte një kujdes shëndetësor minimal për njerëzit, të cilët në të kundërt nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë atë? Dhe, në mungesë të alternativave, kush do të kundërshtojë faktin se Google do shpëtonte jetë

njerëzish? Rikthimi i ‘Silicon Valley’ në “përdoruesin më të madhe të konsumatorëve” është i bazuar në këtë perspektivë.
Përballë mangësive të Shtetit të Mirëqenies Sociale, që është i paaftë të mbajë premtimet e dhëna ndaj njerëzve, ‘Silicon Valley’ ofron një rrjet të ri social:edhe në qoftë se jemi të detyruar të shesim makinën dhe s’mund të paguajmë kredinë, nuk do të humbim qasjen në Spotify dhe Google. Mundet ende që të vdiset urie, por jo më nga etja për informacion. Por, para se makinat dhe shtëpitë tona të zhduken, ‘Silicon Valley’ mund të na ndihmojë t’i shndërrojmë ato në një burim produktiv.

Falë një aplikacioni “JustPark”, që i lejon pronarët e një hapësire parkimi, që nuk është përdorur për ta dhënë atë me qira, për shoferët e tjerë të dëshpëruar – madje edhe pabarazitë e të ardhurave mund të zbuten, të paktën pjesërisht. Qytetarët duhet të jenë të kënaqur:jo vetëm që nuk duhet të paguajnë asgjë për shërbimet thelbësore, por gjithashtu mund edhe të integrojnë të ardhurat e tyre, duke bërë frytdhënës një kapital që ishte më parë “i vdekur”. Pretendimi se është rishpërndarësi më i madh, e bën ‘Silicon Valley’ indiferent ndaj kritikave sociale.

Por premisa e kapitalizmit të saj humanitar, nuk janë aq të rrepta dhe të pakontrollueshme sa duket. Ka të paktën tri linja kritikash të mundshme. Së pari, një rritje nominale në barazinë e konsumit, nuk çon gjithmonë në një rritje korresponduese të pavarësisë së individit, madje në të vërtetë mund të ketë efektin e kundërt. Për të gëzuar të gjitha mundësitë që ‘Silicon Valley’ na ofron – duke përfshirë projektet mesa duket të mahnitshme si Internet.org – duhet më parë të bihet, dakord për të ndarë të dhënat e vetjake.
Do të ishte shumë naive të besohet, se këto të dhëna nuk do të kushtëzojnë jetën tonë të ardhshme, duke patur parasysh sesa në ankth janë kompanitë e sigurimeve dhe bankat, për të peshuar në vendimet e tyre. Rezultati përfundimtar do të jetë një reduktim i fërkimeve sociale, duke qenë se do fillojmë të rregullojmë sjelljen tonë, me vetëdijen se çfarëdo që bëjmë do të ndikojë në një farë mënyrë tek gjërat e tjera.

Ndërkohë, kjo gjithashtu do të thotë se edhe se kush mund të përballojë të paguajë për ato shërbime, që pjesa tjetër prej nesh mund t’i ketë falas, mund të gëzojë në të ardhmen edhe një autonomi akoma më të madhe:mendoni për njerëzit, që tashmë nuk kanë për t’u shqetësuar mbi garancitë, që duhet t’i japin një banke për të marrë një kredi. Sigurisht nuk do të jenë ata që janë shqetësuar mbi gjykimet e shoferët e tyre, apo problemet e mundshme me siguracionin pasi kapërcyen palestrën.

Së dyti, përalla e “më shumë pushtet konsumatorit”, që na tregon ‘Silicon Valley’ është në fakt vetëm kjo: një përrallë. Ajo fsheh faktin se informacionet nominalisht falas në Google, nuk kanë të njëjtën dobi për një të diplomuar të papunë apo për një organizatë joqeveritare, që në rrugë të rezervuar ka qasje tek teknologjia e sofistikuar, për të transformuar të dhënat në informacione financiare. E njëjta gjë vlen edhe për shërbimet, që kanalizojnë vëmendjen sikurse është Tëitter:nuk janë po aq të dobishme, për ata që kanë mesatarisht 100 ndjekës, dhe një kapitalist i ndjekur nga 1 milionë njerëz.
Ndërkaq duket e qartë, se të liberalizosh qasjen në shërbimet e komunikimit nuk eleminon vetveten, dhe madje as ushqen lloje të tjera pabarazie. Por a duhet të kemi kujdes, mbi atë nëse konsumi i barabartë është gjithçka që ka rëndësi? Sigurisht. Tek e fundit ‘Silicon Valley’, ka bërë pak për të reduktuar pabarazitë në fusha të tilla si pronësia në shtëpi, dhe nuk duket se ka ndërmend të revolucionarizojë industrinë e pasurive të patundshme.

Me fjalë të tjera, për t’i bërë më pak të rëndësishme lloje të tjera pabarazish, ‘Silicon Valley’, duhet gjithashtu të na garantojë strehim dhe ushqim falas:vetëm atëherë, mund të argumentohet se paga e super e harlisur e fqinjit tonë financier është e parëndësishme, pasi të gjitha nevojat tona themelore janë të mbuluara.
Kjo, megjithatë, ngre pyetjen e tretë dhe më shqetësuese njëkohësisht: çfarë detyrash i mbeten një shtet, nëse “Silicon Valley” mundet në mënyrë magjike të na ofrojë shërbime bazë, nga arsimi deri tek shëndetësia? Dhe për më tepër, përse të vazhdojmë të paguajmë taksa dhe financojmë shërbime publike që nuk ekzistojnë, dhe që do na ofrohen – me kriteret shumë të ndryshme – nga kompanitë e teknologjisë?

Kjo është një pyetje, së cilës as shteti dhe as ‘Silicon Valley’, nuk janë të përgatitura që t’i japin përgjigje. E megjithatë ekziston përshtypja, se shteti modern nuk do të pezmatohej nëse kompanitë e teknologjisë, do të kishin një rol më të madh, pasi në këtë mënyrë ai do mund të përqendrohej mbi objektiva parësore:sikurse është lufta kundër terrorizmit.
Qytetarët, të cilët ende nuk janë të vetëdijshëm për probleme të tilla, në fund do të kuptojnë se zgjedhja e sotme kanosëse, nuk është ndërmjet tregut dhe shtetit, por midis politikës dhe jo-politikës.

Kjo është zgjedhje, midis një sistemi pa asnjë imagjinatë institucionale dhe politike (ku një kombinim hakerash, sipërmarrësish dhe financuesish, është përgjigja bazë ndaj çdo problemi social) dhe një sistemi, në të cilin debatohet ende në mënyrë qartazi politike dhe që duhet të përcaktojë se kush (qytetarët, ndërmarrjet, shteti), duhet të zotërojnë çfarë dhe me çfarë kushtesh. Qartazi “socializmi dixhital” nuk është i tillë.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button