Uncategorized

Misteri i ishullit me emrin “Syri”

Në një zonë moçalore të deltës së Paranës pranë Argjentinës verilindore, gjendet një ishull me një dallim. I quajtur “Syri”, ishulli është një rreth i përsosur toke, i rrethuar nga një rreth njësoj rrumbullak me ujë. Uji është shumë i qartë dhe shumë i ftohtë në krahasim me ujërat e tjerë në zonë. Diametri i ishullit thuhet të jetë 119 metra, në rrethin e jashtëm.

Mbi të gjitha këto çudi, ishulli gjithashtu duket se rrotullohet (ose noton) ngadalë rreth boshtit të vet. Duke krahasuar imazhet e para të marra prej tij në 2003 dhe duke përdorur mjetin e rrëshqitjes në Google Earth, duket qartë se rrethi i tokës ka lëvizur brenda vrimës në të cilën ndodhet.

Shumica e njerëzve ndajnë mendimin se ishulli është shumë i përkryer për të formuar një formacion natyral, por nëse ishte me të vërtetë njeriu që e ka ndërtuar, cili është qëllimi i tij? Teoritë e konspiracionit janë të shumta, me më të njohurat që thonë se ishulli fsheh një bazë aliene nën sipërfaqen e vet.

Një regjisor po punon tani në një projekt financimi për të lejuar shkencëtarët dhe ekspertët e tjerë të studiojnë këtë fenomen dhe shpresojmë se do të dalin me një përgjigje për misterin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button