Magazine

Modelet japoneze promovojnë një formë të pazakontë publiciteti

Në transportin publik në Japoni kur një vajzë e re, modele ngre krahun për t’u kapur tek tubi ose mbajtësja, pasagjerët do mund të shohin në sqetullën e saj një reklamë nga Sishin Biyo, një rrjet qendrash bukurie që ofron depilim me lazer. Bëhet fjalë për sipërmarrjen e parë që ka kontaktuar me agjencinëWakino, e cila është e specializuar në reklamat për sqetullat. Vetë emri Waki do të thotë sqetulla. Reklamat e saj janë ngjitëse prej 5 cm me 10 cm dhe ipaguan modelet me ¥ 10.000 ose 90 dollarë ora. Reklamat e sqetullave janë mjaft tërheqëse për shkollat e guidës, dedektivët privatë, profesione tëcaktuara dhe agjenci rekrutimi, – shprehet The Times. Sipas AdWeek nuk është hera e parë qëjaponezët e sjellin reklamën përmes trupit.

Në vitin 2013 shihje të rinj me ngjitëse në muskuj për tëpromovuar çdo gjë që nga filmi Ted deri tek lëvizjet “Green day”. Aktualisht firma rekruton modele femra dhe meshkuj dhe zhvillon një konkurs për bukurinë e sqetullave në nivel kombëtar. Ted Wright, themelues ifimës së reklamave Fizz në Atlanta u shpreh për AdWeek se është një ide e shkëlqyer, nëse je firma e parë që e përdor. Sigurisht që njerëzit nuk do tëfiksohen, nëse je firma e tretë, megjithatë kjo praktikësapo ka filluar në Japoni. Wright tha se në Amerikësqetullat janë një vend perfekt për këto lloj reklamash sidomos në qyetin e Nju Jorkut me rrjetin e tij të madh të metrove.

Leave a Reply

Back to top button