Teknologji

Mos e shisni telefonin tuaj Android! Sepse të dhënat tuaja nuk i fshin kurrë

Screen Shot 2015-05-22 at 16.36.46Nëse kohët e fundit e keni shitur telefonin tuaj të vjetër Android, shanset janë të mëdha që mesazhet, emailat, fotot dhe llogaria juaj e Facebook janë ende aty, edhe në qoftë se ju keni menduar se i keni fshirë ato nga memoria e telefonit. Një studim i ri nga hulumtuesit në Universitetin e Kembrixhit tregon se “factory reset” apo shlyerja e të gjitha të dhënave nga telefoni për ta bërë si të prodhuar nga fabrika në pajisjet Android nuk fshihen, ose të paktën jo çdo gjë.

Tregu i telefonave të përdorur është tejet i madh me rreth 630 milionë njësi të telefonave të mençur mobil të cilët janë të ndjeshëm ndaj këtij problemi, thuhet sipas studimit.

Analistët e Wall Street presin që tregu do eksplodojë në madhësi të paktën deri në 2018. Hulumtuesit kanë testuar më shumë se 21 lloje të telefonave të bërë nga Google, HTC, LG, Motorola dhe Samsung.

Në çdo rast të dhënë, ata ishin në gjendje ti rikthenin mesazhet, kredencialet e llogarisë së Google, si dhe bisedat dhe aplikacionet e mesazheve në kohë reale. Disa nga emailat ishin në pajisje në 80% të kohës. Për këtë problem, një pjesë e fajit qëndron me Google, e cila e bën Android. Por krijuesit e telefonave janë gjithashtu me faj për këtë problem, për shkak të dizajnit të keq dhe përmirësimeve tmerrësisht të ngadalshme si dhe përditësimeve të programeve, studiuesit thanë për CNNMoney. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button