Psikologji

Mos i kushto vëmendje dikujt, që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje…

Një shprehje që qarkullon ngado, thotë: “Të tjerë duam, të tjerë na duan dhe me të tjerë përfundojmë”. Është tepër e vërtetë. Shpesh ne përfshihemi në marrëdhënie toksike, duke ia falur ndjenjat tona dikujt që na lëndon, apo na dëmton edhe përtej aspektit emocional. Por dashuria duket sikur na i errëson sytë dhe është pikërisht ajo ndjenjë që nuk na bën të largohemi nga ai person.

E dimë se po na lëndon, e kuptojmë se gjërat nuk po bëjnë progres, por janë duke bërë regres dhe prapë vazhdojmë, sepse ne jemi qenie njerëzore dhe ecim gjithmonë me shpresën se gjërat do të shkojnë më mirë. Ne shpresojmë se personi që kemi në krahë do të ndryshojë dhe do të na falë një ditë dashurinë që ne i falim. Por ja që në shumicën e rasteve nuk ndodh dhe jemi ne që përfundojmë të lënduar për të disatën herë.

Ka ardhur koha të mos shpresosh më tepër. Nëse e sheh se nuk po merr aq sa po jep në një lidhje, më mirë distancohu ti. Dashuria është dhe duhet të jetë një ndjenjë reciproke. Në këtë pjesë nuk bëhet fjalë për egoizë, por për dashuri për veten. Nuk ia vlen të qëndrosh pranë dikujt që nuk të do aq sa ty për të të pasur pranë. Dhe mos shpreso se mund të bësh vend në jetën e dikujt, në të cilën je përpjekur kushedi sa herë të hysh dhe nuk ka pasur vende të lira. Duaje veten mjaftueshëm sa për të kuptuar se ti meriton më mirë dhe ke për të njohur persona më të mirë në jetë.

Bota nuk përfundon me largimin nga dikush që nuk të do. Përkundrazi, fillon në atë moment. Largohu, vetëpërmirësohu, fal dashuri atje ku ta kthejnë dashurinë dhe përjetoje çdo ndjesi me intensitetin e duhur. Mos u kap pas dikujt që nuk hedh asnjë hap për të ardhur tek ty, por hidh hapa përpara drejt dikujt që është i gatshëm të të ndjekë që në fillimin e hapave të tua me të. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button