Teknologji

Mrekullia e fundit e “Western Digital”, hard disk 20 Terabyte

Western Digital ka njoftuar një version të ri 20TB të sistemit të saj të ruajtjes së të dhënave My Book Duo, sistemi me kapacitetin më të lartë që është prodhuar ndonjëherë. Sistemi i ri i optimizuar i sistemit RAID shpejton deri në 360 MB / s lexime të njëpasnjëshëm, dhe vjen me një portë USB-C dhe dy porta USB 3.0.

My Book Duo gjithashtu vjen me enkriptim 256-bit për të kyçur të gjitha dosjet tuaja të rëndësishme. Me çmim 849 dollarë, nuk është tamam i lirë, por do të jeni në gjendje të ruani të gjithë të dhënat tuaja në një vend, dhe kjo mund të jetë e vlefshme për disa. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button