Covid19Covid19 lajme nga bota

Në ”ethet” e pandemisë, Britania e Madhe do të vijojë të qëndroje e bllokuar

Mbretëria e Bashkuar nuk do të lehtësojë masat e bllokimit të vendosura me qëllim parandalimin e COVID 19.

Kjo vjen si pasojë e rritjes thellësisht shqetësuese të numrit të vdekjeve, thanë autoritetet.

Britania mund të themi se është në kulmin e një krize, ose shumë afër saj pasi kanë humbur jetën më shumë se 15,000 njerëz – numri i pestë më i lartë i vdekjeve në të gjithë botën, raporton Aljazeera.

Ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove tha se raporti se qeveria po konsideronte heqjen e bllokimit gjatë muajve të ardhshëm nuk ishte e saktë.

“Faktet dhe këshillat janë të qarta. Në këtë moment ne nuk duhet të mendojmë të heqim këto kufizime,” tha Gove për Sky News./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close