Thenie

“Nëse doni të dini se çfarë mendon Perëndia për paranë, thjesht shikoni njerëzit që ua ka dhënë”

Disa thënie të mençura për njeriun dhe Zotin

“Dhe tani mbeten këto të treja: besimi, shpresa dhe dashuria. Por më e madhja nga këto, është dashuria”

Bibla e Shenjtë, Versioni i Mbretit Xhejms

“Sa më e errët nata, aq më të shndërritshëm yjet,

sa më i thellë pikëllimi, aq më afër është Perëndia! ”

– Fjodor Dostojevski, “Krim dhe ndëshkim”

“Nëse doni të dini se çfarë mendon Perëndia për paranë, thjesht shikoni njerëzit që ua ka dhënë”

– Dorothy Parker

“Ndonjëherë Bibla në dorën e një njeriu, është më e keqe se një shishe uiski në dorën e një tjetri …”

Harper Lee, “Të vrasësh Zogun që përqesh”

“Unë besoj në Zot, por jo si një gjë, jo si një burrë i moshuar lart në qiell. Unë besoj se ajo që njerëzit e quajnë Perëndi është diçka brenda të gjithëve ne. Unë besoj se Jezusi dhe Muhamedi, Buda dhe të gjithë të tjerët kanë patur të drejtë. Thjesht janë përkthyer keq”.

Xhon Lenon

“Kërkova të dëgjoj zërin e Perëndisë dhe të ngjitem në majën më të lartë, por Perëndia foli dhe më tha: “Shko zbrit poshtë përsëri, unë jam në mesin e njerëzve”.

John Henry Newman

“Ka njerëz në botë kaq shumë të uritur, saqë Perëndia nuk mund t’u shfaqet atyre, përveçse në formën e bukës”

Mahatma Gandhi

“Nëse doni të bëni të qeshë Perëndinë, tregojini për planet tuaja”.

Woody Allen

“Zoti është një komedian që luan për një audiencë, e cila ka frikë të qeshë”

Volteri

“Gëzimi është shenja e pagabueshme e pranisë së Zotit”

Pierre Teilhard de Chardin

“Zoti u përgjigjet të gjitha lutjeve, por ndonjëherë përgjigja e tij është ‘Jo!’”

Dan Brown, “Engjëj dhe djaj”

“Unë nuk ndjehem i detyruar të besoj se i njëjti Zot që na ka dhënë kuptim, arsye dhe intelekt ka menduar që ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre”.

Galileo Galilei

“Dhe nëse do të kishte një Perëndi, mendoj se nuk ka gjasa që Ai të ketë një vanitet kaq të madh, sa të jetë ofendohet nga ata që dyshojnë në ekzistencën e Tij”

Bertrand Russell

“Zoti është një rreth, qendra e të cilit është kudo dhe perimetri askund”

Volteri

“Zoti është një koncept përmes të cilit ne masim dhimbjen tonë”

Xhon Lenon

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button