Çdo qenie njerëzore ka momente force dhe dobësie. Më poshtë do të lexosh se çfarë bën një femër e fortë në situata të vështira:
- Largohet nga personat toksikë.
Nuk ka rëndësi nëse sapo e ka njohur një person të tillë, apo nëse e njeh prej vitesh. Nëse ai person i shkakton stres, atëherë ajo do të largohet prej tij.
- E do veten e saj.
Ka komplekse si gjithë të tjerët, por nuk i lejon të tjerët të ndikojnë me mendimet e tyre negative në jetën e saj. Edhe kur nuk ndihet shumë e sigurtë në vete, nuk ndalon asnjëherë së besuari se është një femër e bukur dhe e aftë.
- I shpreh hapur emocionet e saj.
Ajo e di se për të qarë, për të hapur zemrën apo shpirtin e saj, çdokush ka nevojë për forcë. Edhe pse mund të jetë e vështirë, ajo do të thotë gjithmonë të vërtetën. I pëlqen të jetë e sinqertë, pavarësisht gjithçkaje.
- Largohet prej një marrëdhënieje që po e dëmton.
Nuk ka frikë nga vetmia. Preferon të jetë më mirë vetëm, se sa në një marrëdhënie ku personi tjetër nuk e vlerëson. Standardet e saj për meshkujt janë të larta, njësoj si standardet që ka për veten e saj.
- Shqetësohet për shëndetin e saj psikologjik.
Çdo femër e fortë mendohet vazhdimisht për mënyrën se si është ndjerë kohët e fundit dhe kur e sheh të nevojshme, largohet për pak kohë nga të gjithë dhe nga gjithçka për të marrë veten. Ajo e di se e meriton lumturinë dhe do të bëjë gjithçka për të.
- I mbështet femrat e tjera.
Në vend që t’i trajtojë si rivale femrat e tjera, i trajton si motra dhe i mbështet ato të rriten e të avancojnë bashkë me të. I lë mënjanë mëritë, apo mërzitjet që mund të ketë me dikë dhe e ndihmon një femër tjetër t’ia dalë mbanë në jetë.
- Beson tek vetja e saj.
Nuk ndalon asnjëherë së besuari se do të korrë sukses në jetë. Mund të dështojë, por gjithmonë ringrihet dhe ecën përpara, sepse është një luftëtare e vërtetë.
- Di të thotë edhe “Jo”.
E ka zakon të merret me shumë gjëra njëkohësisht, por i njeh limitet e saj dhe e di kur të thotë “Jo” në momentin që lodhet dhe sheh se nuk po ia del dot në punët e saj.
- Kujdeset për veten e saj.
E di se personi i vetëm tek i cili mund të besojë plotësisht, është vetja e saj. Kjo është arsyeja se pse pëlqen të ketë përherë pavarësinë e saj ekonomike. Sillet sikur të jetë vetë mikesha më e mirë e vetes.
- Di edhe se si të kërkojë ndihmë.
Ajo i njeh aftësitë e saj dhe nëse e sheh se e ka të vështirë ta bëjë diçka e vetme, kërkon ndihmë. E di se mungesa e aftësive për të bërë gjithcka nuk është dobësi. Edhe njerëzit më të fortë kanë nevojë për një dorë ndihmë ndonjëherë.
- Thotë atë që mendon.
Nuk i fsheh opinionet e saj. Nuk i intereson, nëse të tjerëve i pëlqejnë opinionet e saj apo jo. Gjëja më e rëndësishme për një femër të fortë, është të thotë të vërtetën. Për të, ndershmëria është baza e çdo marrëdhënieje.
- Është e sjellshme.
Kur është pranë dikujt që nuk e pëlqen aq shumë, sillet me dinjitet dhe mban një buzëqeshje në fytyrë. Përpiqet të tregojë mëshirë për të gjithë, edhe për ata që nuk e meritojnë.
- Nuk e toleron mungesën e respektit.
Edhe pse nuk i pëlqejnë konfliktet, nëse dikush i kalon limitet e duhura, ajo e mbron veten dhe gjithë të dashurit e saj.
- Është vazhdimisht në evolucion.
E vlerëson përherë veten e saj dhe e di se me çfarë duhet të punojë që të ecë përpara në jetë. Një femër e fortë kërkon të përmirësohet çdo ditë.
- Ajo mund t’i mbijetojë momenteve të vështira.
Një femër e fortë nuk e di se çfarë i rezervon e nesërmja, ashtu si të gjithë ne, por me gjithë ngjarjet që i është dashur të përballet, e di se beson mjaftueshëm tek vetja dhe do t’ia dalë mbanë të kalojë çdo sfidë që jeta i ka rezervuar. / bota.al