Motivuese

Njerëzit e ndjeshëm janë ëngjëj me krahët e thyer

 

Shpirti njerëzor është një vrimë e thellë, e errët dhe misterioze aq sa vetë hapësira. Ne, si njerëz, jemi të përkushtuar dhe të programuar për të jetuar sipas rregullave të shoqërisë, por nga ana tjetër, raca njerëzore përmes zhvillimit të vazhdueshëm dhe përparimit shoqëror, ka arritur shumë suksese të mëdha.

Suksesi më i madh i njerëzimit është dashuria. Nuk mund të jetojmë vetëm, të izoluar, pa shpirtrat e tjerë rreth nesh dhe lidhjet tona të ndërsjella. Dashuria është ndoshta fuqia më e madhe e njerëzimit dhe burimi më i madh i frymëzimit.

Psikologia dhe shkrimtarja e famshme Shannon L. Adler shpjegon disa gjëra shumë të rëndësishme për njerëzit e ndjeshëm dhe perceptimin e tyre specifik të dashurisë. Shannon Adler thotë se njerëzit e ndjeshëm janë më të sinqertët dhe, për shkak të dhembshurisë së tyre, ata janë ndoshta njerëzit më të ndershëm që mund të takoni ndonjëherë.

Janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për ju dhe t’ju thonë edhe sekretet më të thella nëse krijoni një lidhje të fortë, në një marrëdhënie të bazuar në besim dhe mirësi.

Por nuk ka asgjë më të keqe se tradhëtia. Njerëzit e ndjeshëm nuk mund të durojnë tradhëtinë ose refuzimin. Ata gjithmonë investojnë 100% dhe presin diçka të përafërt me përkushtimin dhe admirimin, në marrëdhëniet e tyre.

Shekulli i njëzetenjë solli një jetë të trazuar, por shumica prej nesh ndjehen thellë dhe me të vërtetë vetëm.

Ja se si e përshkruan Shannon Adler jetën emocionale të njerëzve të ndjeshëm: “Jeta e tyre është një valë me ulje dh engritje, ata jetojnë me faj dhe dhimbje të vazhdueshme për situata të pazgjidhura dhe keqkuptime: ata janë shpirtra të stërmuynduar, të cilët nuk janë në gjendje të jetojnë me urrejtje, por përkundër tragjedisë së asaj që duhet të kalojnë në jetë, ata mbeten njerëzit më të dhembshur që ia vlen të takosh, ata që bëhen shpesh aktivistë për zemrat e thyera, të harruara dhe të keqkuptuara”.

Njerëzit e ndjeshëm grumbullojnë dashuri dhe ne duhet t’u përcjellim atyre energji pozitive, sepse ata me të vërtetë nuk meritojnë të vuajnë në këtë botë mizore.

Shumica prej nesh jemi gjithmonë injorantë dhe egoistë. Shumica prej nesh harrojmë se ç’është vërtet të qënit njeri.

/ një mendje e bukur

 

Leave a Reply

Back to top button