Enigma

Njerëzit që krijuan teorinë konspirative mbi Iluminatin: Robert Uelsh

screen-shot-2016-11-03-at-10-16-36

Si themelues i shoqërisë radikale të krahut të djathtë “John Birch”, Robert Henri Uinborn Uelsh Xhunor, ishte një ativist i vendosur anti-komunist që besonte se amerikanët qenë ndarë në katër kategori:”Komunistët, simpatizantët e tyre, të painformuarit që duheshin zgjuar mbi rrezikun komunist, dhe injorantët”. Pas daljes në pension si një prodhues karamelesh (Uelsh shpiku karamelet dhe mentet për fëmijë), ai themeloi Shoqërinë “John Birch”, e cila së shpejti pretendoi të kishte 100.000 anëtarë, duke përfshirë industrialistë të rëndësishme si Fred Koh.

Pavarësisht retorikës së çjerrë anti-komuniste, Uelsh arriti të shkaktojë shpejt talljen e konservatorëve si Uilliam F.Bakli Xhunior, që i përshkroi teoritë e tij si “pallavra”. Politika e tij ekstremiste, do të tërhiqte edhe vëmendjen e FBI-së. Ata që shfaqeshin më tepër në botëkuptimin e Uelsh qenë Iluminati-t. Në mendjen e tij, komunizmi ishte thjesht një front për “të brendshmit” e organizatës Illuminati për krijimin e një qeverie totalitare.

Agjentët që ai identifikoi si bashkëpunëtorë të komunistëve ishin Udrou Uillson, Duajt D. Ajzenhauer, dhe sigurisht familjet Rotçajlld dhe Rokefeler. Libri i Uelsh “Politikani”, u kritikua për shpalljen e Ajzenhauerit tradhtar, çka e detyroi të heqë paragrafin më të diskutueshëm para publikimit. Mbështetja për Shoqërinë “John Birch” përfundimisht u zbeh, për shkak të kundërshtimit të konservatorëve. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button