Teknologji

Nokia rikthehet me pajisje misterioze

NokiaPak ditë pas lajmërimit se Nokia është në pritje të licencës për prodhimin e disa produkteve të reja, kompania e njohur ka njoftuar se do të rikthehet në treg të mërkurën, më 18 nëntor. Përmes një fotografie të publikuar nga Nokia, kompania ka treguar se më 18 nëntor do të shpalosë një pajisje të re në konferencën në Helsinki, “Slush 14”. Fotografia tregon një pajisje misterioze, për të cilënkompania thotë se do të jetë “diçka e veçantë”. Microsofti, kompania që bleu Nokian kohë më parë, ka prezantuar javën e kaluar telefonin e parë pa logon e kompanisë finlandeze.

Leave a Reply

Back to top button