Analiza

Nuk është i pari. Ja avionë të tjerë që janë rrëzuar qëllimisht në dekadat e fundit

precedentSado e pamendueshme që mund të jetë ideja e rrëzimit të një avioni civil me qindra pasagjerë, kjo gjë ka ndodhur edhe më parë. Mes rasteve më të famshëm në dekadat e fundit janë ata të një avioni iranian që u rrëzua nga marina amerikane dhe një avioni koreano jugor që u qëllua dhe u shkatërrua nga një avion gjuajtës rus.

–        Në 3 korrik 1988, Iran Air Flight 655 me 290 vetë në bord, u qëllua mbi Gjirin Persik nga një raketë USS Vincennes ndërkohë që avioni ndodhej ende në hapësirën ajrore iraniane. Më vonë zyrtarët amerikanë thanë se Vincennes e ngatërroi avionin Airbus 330 me një avion gjuajtës. Avioni ishte nisur nga Teherani për në Dubai. Nuk pati të mbijetuar. Më vonë, qeveria amerikane arriti një marëveshje financiare me familjet e viktimave iraniane.

–        Pesë vjet më herët, avioni i Korean Air Lines 007 me 269 pasagjerë u qëllua nga një avion gjuajtës rus në perëndim të ishullit Sakhalin në Detin e Lindjes teksa po hynte në hapësirën e ndaluar ajrore ruse. Avioni ishte nisur nga Nju Jorku dhe shkonte për në Seul në 1 shtator 1983, duke ndjekur një rrugë mbi Alaskë përpara se të përshkonte Oqeanin Paqësor. Të gjithë ata që ndodheshin në bord gjetën vdekjen. Fillimisht, ushtria sovjetike mohoi të kishte dijeni për aksidentin dhe më vonë këmbënguli se avioni ishte në mision spiunazhi. Udhëheqësit sovjetikë refuzuan të lëshonin kutinë e zezë deri shumë vite më vonë. Kjo ngjarje shënoi një moment shumë të tensionuar të luftës së ftohtë. Aksidenti ndihmoi për lejimin e GPS-ëve për përdorim civil përfshirë edhe aviacionin. Deri atëherë kjo teknologji përdorej nga ushtria amerikane.

–        Avioni libian i Arab Airlines 114 ishte nisur nga Tripoli për në Kairo në 21 shkurt 1973, kur doli nga kursi dhe hyri në hapësirën ajrore izraelite mbi Gadishullin Sinai. Boeingu 747 u ndoq menjëherë nga dy avionë gjuajtës F-4 Phantom por pilotët refuzuan të bëjnë ulje të detyruar dhe avioni u qëllua. Nga 113 prej atyre që ndodheshin në bord mbijetuan vetëm pesë.

Leave a Reply

Back to top button