Teknologji

Papagalli që sfidoi teknologjinë dhe i gjeti gabimet Alexa-s

Mjafton një papagall për të vënë re gabimet e teknologjisë pasi së fundmi një papagall i ka dhënë sot disa komanda asistentit virtual ALEXA dhe ka vënë re disa gabime.

Edhe pse janë të paktë ata që sot e përdorin, së shpejti asistentët virtualë do të jenë të pranishëm në çdo shtëpi, e do të jenë të dobishëm për thuajse çdo gjë, si fikja-ndezja e dritave, hapja-mbyllja e dyerve, apo edhe komandimi i televizorit.

Por Papagalli Petra ka treguar se duhet ende punë derisa kjo teknologji të behet edhe më e sigurt. Në videon e mëposhtme dallohet shpendi imitues që komandon asistentit virtual të vendosur në shtëpi që të ndezë dritat. Por imagjinoni sikur ai të japë komandën që të hapet dera./Bota.al/

https://www.dailymotion.com/video/x69nsdp

 

Leave a Reply

Back to top button