Analiza

Përse Boko Haram është një turp për botën myslimane

Arsalan Iftikhar

CNN

ShekauHej, Boko Haram, a e keni lexuar Kur’anin kohët e fundit? Shumica e 1.6 miliardë myslimanëve në botë e kanë lexuar, dhe ne jemi të sigurtë që ai dënon rrëmbimin e vajzave të reja dhe shitjen e tyre si skllave – pavarësisht asaj që ju thoni se “Allahu” ju flet në vesh.

Sipas Amnesty International, qindra nxënëse – të krishtera dhe myslimane – të moshës 16 deri 18 vjec u rrëmbyen nën grykën e armëve nga dhomat e tyre në konfikti i Shkollës Qeveritare në Chibok të Nigerisë, kur ishin duke fjetur.

Grupi ekstremist i armatosur, Boko Haram, emri i të cilit përkthehet “Edukimi Perëndimor është Mëkat” mori përsipër përgjegjësinë e këtyre rrëmbimeve në masë dhe kërcënoi se do i shesë këto vajza për jo më shumë se 12 dollarë, si skllave ose në martesa të detyruara me pjesëtarët e grupit. “Unë rrëmbeva vajzat tuaja. Do i shes në treg, për Allahun”, deklaroi Abukabar Shekau, një person që pretendon të jetë udhëheqësi i grupit, në një video që fillimisht u transmetua nga AFP.

“Ka një treg për shitjen e nejrëzve. Allahu thotë se duhet të shes. Ai më komandon të shes. Unë do të shes gra. Unë shes gra”, vazhdoi ai, sipas një përkthimi të CNN.

Si një avokat i të drejtave të njeriut dhe si mysliman, dua të them që është krejtësisht joislamike që këta trafikantë të çmendur njerëzish të përmendin emrin e Zotit, ndërkohë që rrëmbejnë vajza të reja dhe kërcënojnë t’i shesin si skllave seksi.

Eshtë e qartë që udhëheqësit e Boko Haramit nuk e kanë lexuar asnjëherë Kur’anin e Shenjtë, që e thotë qartë se “shtypja është më e keqje se vrasja” (2:191) dhe që askush “nuk duhet të detyrojë vajzat të bëjnë prostitucion” (24:33).

Atyre me sa duket u kanë shpëtuar edhe qindra herët kur Profeti Muhamed është shprehur kategorikisht gjatë jetës së tij, se gratë ose fëmijët nuk duhet të lëndohen në asnjë lloj situate.

“Këto nxënëse të rrëmbyera janë motrat e mia”, deklaroi kandidatja për Cmimin Nobel për Paqen në 2013 Malala Yousafzai, në një intervistë që dha ditët e fundit për New York Times. “Komuniteti ndërkombëtar dhe qeveria e Nigerisë duhet të veprojnë menjëherë për të shpëtuar motrat e mia… Eshtë detyra jonë të ngrejmë zërin për vëllezërit dhe motrat në Nigeri, që ndodhen në një situatë shumë të vështirë”.

Heronjtë e vërtetë janë gratë e reja myslimane si Malala Yousafzai dhe këto nxënëset nigeriane, të cilat vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën themelorë të arsimit, edhe përballë rrezikut që ndeshin çdo ditë. Këto vajza të mrekullueshme do të ndihmojnë për të forcuar dhe motivuar të rejat tona, që të bëhen brezi i ardhshëm i shkencëtareve, teknologeve, inxhiniereve dhe doktoreshave. Ndërkohë, pjesa tjetër e popullsisë myslimane të botës do të vazhdojë të denoncojë ekstremistët si Boko Haram.

Dhe ne do të qëndrojmë krenarë në solidaritet me këto vajza të reja në Nigeri, si dhe çdo grua tjetër përreth botës, që vazhdon të luftojë për të drejtat themelore.

* Arsalan Iftikhar është avokat ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, themelues i TheMyslimGuy.cop dhe profesor i studimeve fetarë në DePaul University në Chicago.

Leave a Reply

Back to top button