Magazine

Përse nazistët besonin se arkeologjia do u jepte superfuqi?

Screen Shot 2016-08-15 at 23.17.39Në zemër të ideologjisë naziste është nocioni i racës ariane, se populli i vërtetë gjerman e ka prejardhjen nga nga vija e ‘pastër’ e gjakut, superiore ndaj racave të tjera evropiane dhe jo evropiane. Por nazistët e dinin se që publiku gjerman të “hante” këtë ide, ata duhej të mbështesnin pretendimet e tyre me ‘prova’, pa marrë parasysh se sa të vërteta apo të sajuara.

Dhe kështu erdhi lindja e Organizatës Ahnenerbe, një degë e mirë-financuar e SS, e dedikuar për hulumtimet historike të kulturës së lashtë gjermane, me qëllim që të tregonte se popujt e hershëm gjermanike ishin vendimtarë për fillimet e qytetërimit.

SS dhe shefi i Gestapos Heinrich Himmler, besimet e të cilit në misticizëm dhe okulten ishin të njohura, udhëhoqi lëvizjen, dhe rekrutoi një pjesë të vogël të arkeologëve profesionalë, por ekstremistë … së bashku me një grup të madh të amatorësh entuziastë.

Në ditët e para, Ahnenerbe gërmoi disa vende në Gjermani. Por Himmler zgjeroi horizontet e Lëvizjes, duke organizuar një varg ekspeditash jashtë vendit, duke përfshirë edhe një “shëtitje” në vitin 1928 në malet e Andeve të Amerikës së Jugut, duke kërkuar për të provuar se rrënojat e tempujve lokalë ishin ndërtuar miliona vjet më parë nga emigrantët nordikë. Ekspedita të tjera prekën Poloninë, Krimenë dhe Tibetin. “Në realitet, Ahnenerbe merrej nme krijimin e miteve”, shkruan Instituti Arkeologjik i Amerikës. “Studiuesit iu përkushtuan shtrembërimit të së vërtetës dhe rregullimit të provave për të mbështetur idetë e Adolf Hitlerit.”

Megjithatë, jo e gjithë puna e Ahnenerbes ishte për konsum publik. Në një nga episodet më të çuditshme të epokës naziste, pretendohet se Himmleri fshehurazi vizitoi Montserrat Abbeyn afër Barcelonës në Spanjë, ku ai besonte se do të gjente një”Gral të Shenjtë ariane”, që Jezu Krishti thuhej se e kishte përdorur për të shenjtëruar Darkën e Fundit.

Sipas Monserrat Rico Gongoras, Himmleri ishte i bindur, bashkë me krerë të tjerë nazistë, se Jezu Krishti e kishte prejardhjen nga arianë dhe jo hebrenj – dhe nëse ai do të pretendonte Graalin, kjo do i jepte fuqi supernatyrore dhe do ta ndihmonte Gjermaninë që të fitonte Luftën e Dytë Botërore. Himmler kishte kaq shumë besim se do të gjente kupën mitike, saqë thuhet se përgatiti një kështjellë në Gjermani për mbërritjen e tij. Por sigurisht, u kthye duarbosh. /bota.a.

Leave a Reply

Back to top button