Teknologji

Realizohet transplanti i parë i kokës

Transplanti i kokës nuk është më një gjë e pamundur dhe këtë gjë e kanë pohuar së fundmi disa shkencëtarë, të cilët kanë kryer me sukses transplantimin e kokës në një kufomë dhe janë të gatshëm që një gjë të tillë ta bëjnë edhe te personat e gjallë.

Kirurgu Sergio Canavero është bërë i njohur me deklaratat e tij për të punuar në transplantimin e parë të kokës së njeriut, duke shtuar se testi i suksesshëm dëshmoi se planet e tij janë të realizueshme.

Transplantimi i kryer në kufomë dëshmoi teknikën e tij inovative për lidhjen e kurrizit, nervave dhe enëve të gjakut për të arritur me sukses të bashkojë dy trupa.

Po ashtu thuhet se për transplantim nevojiten 18 orë.Canavero tha se ka kryer transplantimin e parë te njerëzit, që i mundëson të vazhdojë me punën e tij. Për shkak të pohimeve kontroverse, operacioni mori vëmendje të madhe të publikut.

Pacienti i tij i parë, sipas Canavero, është rusi Valeri Spiridinov, koka e të cilit do të ngrihet dhe pastaj do të vendoset në trupin e ri. Është e mundshme që transplantimi i ardhshëm të kryhet këtë vit, në Britani të Madhe. Para operimit në kufomë, ekipi i tij ka kryer transplantimin e kokës në minj dhe majmun. Shkencëtarët paralajmërojnë se operacioni i ardhshëm mund të ketë pasoja serioze.

Përveç vdekjes së mundshme, ekziston mundësia që pacienti të ketë dhimbje të tmerrshme dhe probleme me adaptim në trupin e ri./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button