Teknologji

Rekordi që pritet të vendosë Apple me iPhone-n këtë tremujor

iPhone 6Sipas analistit të kompanisë së sigurisë KGI, Ming-Chi Kuo, shitjet e modeleve të telefonëve inteligjent iPhone mund të rriten me 82% ose ndryshe Apple do të shesë 71.5 milionë njësi të iPhone gjatë këtij tremujori të katërt të vitit 2014. Analisti Kuo mendon që shitjet mund të bien gjatë tremujorit të parë të vitit 2015. Ai parashikon një rënie me 31% të shitjeve të njësive iPhone gjatë tre muajve të parë të vitit 2015. Ming-Chi Kuo parashikon gjithashtu se iPhone 6 do të tejkalojë iPhone 6 Plus-in me raportin 2 me 1 gjatë këtij tremujori dhe më vonë. Për periudhën aktuale, ai parashikon që Apple do të shesë 41.6 milionë njësi të iPhone 6 me ekran 4.7 inç, krahasuar me 15.1 milionë njësi të iPhone 6 Plus-it me ekran 5.5 inç. Analisti parashikon gjithashtu se shumica e modeleve të iPhone do të pësojnë një rënie në shitje në tremujorin e parë të vitit 2015, me përjashtim të iPhone 5C dhe iPhone 4S. Shitjet e telefonit të parë pritet të rriten me 77.3% në tremujorin e parë të vitit 2015 për shkak të uljes së çmimit. Kou parashikon që edhe shitjet e iPhone 4S do të rriten me 58.2%, falë shitjes së tij në tregjet në zhvillim.

Leave a Reply

Back to top button