Teknologji

Risia e Samsung Galaxy S6 është mbi të gjitha tek… kamera

Screen Shot 2015-02-13 at 1.59.59 PMVazhdimisht është spekuluar për detajet e Samsung Galaxy S6, por të mërkurën zëvendëspresidenti i kompanisë ka konfirmuar se telefoni i ri do të ketë një kamerë 20 megapixel. Në një intervistë, Dong Hoon Jang, ka thënë se Samsungu te çdo telefon i ri ka përmirësuar kamerën, duke paralajmëruar se Galaxy S6 do të ketë një kamerë katër megapixel më shumë se kamera e S5. Samsung Galaxy S6 pritet të lansohet më 1 mars të këtij viti ndërsa zyrtarët e kompanisë tashmë kanë konfirmuar se telefoni do të ketë kamerë 20 megapixel, por nuk kanë bërë të ditur nëse do të përforcohet kamera ballore.
Spekulimet për pajisjen e re kanë qarkulluar që një kohë të gjatë. Kompania koreano-jugore thuhet se synon të shesë 45 milionë njësi të Galaxy S6. Galaxy S6 pritet të ketë procesor Exynos 7420 octa-core dhe ekran 5.5 inç QHD me 1440×2560 pikselë. Telefoni i ri i mençur thuhet se do të ketë 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Përpos versionit origjinal, Samsung raportohet se do të sjellë edhe një variant me skaje të lakuara, sikurse Note Edge.

Leave a Reply

Back to top button