Horizonti.al

Rosë apo lepur? Ajo që shihni në këtë imazh tregon personalitetin tënd

Screen Shot 2016-05-11 at 07.30.50Çfarë shihni në këtë vizatim? Përtej kafshëve që dalloni, diferencën e bën shpjetësia me të cilën kalon truri juaj nga një kafshë te tjetri, nga rosa te lepuri. Nëse sytë tuaj shohin brenda pak sekondash të dy kafshët, kjo do të thotë që jeni kreativë dhe aftësia juaj për të krijuar “realitete të reja” është shumë e lartë.

Iluzioni optik që po shihni, është shfaqur për herë të parë në një revistë gjermane në vitin 1982 dhe u bë më vonë i famshëm nga psikologu amerikan Joseph Jastrow në vitin 1899. Vizatimi është një figurë e vetme që mund të interpretohet sipas perceptimit si koka e një rose që sheh nga e majta dhe një lepuri që sheh nga e djathta. Sipas studimit, në të vërtetë, mendjet kreative, arrijnë të kalojnë lehtësisht nga rosa te lepuri dhe e kundërta, falë perspektivës nga e cila shohin botën.

Personat jashtëzakonisht kreativë, shpesh e shfaqin këtë talent duke kërkuar përdorime të reja për një objekt ekzistues ose për të gjetur fijet ndërmjet dy ideve apo gjërave të palidhura më parë. Gjatë testit, të zhvilluar në periudha të ndryshme të vitit, përgjigjet e dhëna nga fëmijët ndryshojnë. Gjatë Pashkëve, ka më shumë mundësi që ata të shohin një lepur në vendet ku lepuri është simbol i festës. Në muajin e tetorit, është më e zakontë të shohin figurën e rosës.

Huffingtonpost.it

Leave a Reply

Back to top button