Covid19

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në Turqi

Numri i vdekjeve në Turqi nga koronavirusi është rritur sot me 65 duke shënuar deri më tani 3.461 viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive u rrit me 1.614 në 127.659, ku të dhënat treguan se është totali më i lartë jashtë Evropës Perëndimore, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Një total prej 68.116 personash janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri.

Numri i testeve të kryera në Turqi në 24 orët e kaluara ishte 35,771, duke rritur numrin e përgjithshëm të testeve gjatë shpërthimit në më shumë se 1.170 milion./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button