Bota

“Sa e mërzitshme do ishte jeta pa thashetheme…” Më në fund rishfaqet Putini

Screen Shot 2015-03-16 at 2.08.08 PMPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shfaqur sot publikisht për të parën herë prej 5 marrsit.

Putin është takuar me presidentin e Kirgizisë, Almazbek Atambaev, në një pallat afër Shën Petersburgut.

Duke iu referuar spekulimeve në rritje për shëndetin dhe vendqëndrimin e tij gjatë mungesës së gjatë të paraqitjes në publik, që për të nuk është e zakonshme, Putin tha me humor se “pa thashetheme do të ishte gjë e mërzitshme”.

Atambaev nga ana tjetër tha se Putin është në “gjendje të shklëqyeshme” dhe se e ka shetitur nëpër hapësirat e pallatit Konstantine, ku janë takuar.

Në spekulimet lidhur me mungesën e presidentit Putin, ka pasur edhe thashetheme në rritje për thellimin e ndarjeve në qarqet sekrete politike dhe të sigurisë në Rusi, pas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, afër presidencës së Rusisë, më 27 shkurt.

Leave a Reply

Back to top button