Teknologji

Samsung Galaxy S6 me kamer 20 megapiksel

s6

Samsung-ut, Galaxy S6 është telefon i cili do të ketë kamera kryesore 20 megapikse me stabilizuesin optik të imazheve. Sipas Uebsajti BGR Galaxy S6 do të vijë me një procesor me arkitekturë 64-bit me tetë bërthama 14nm, i cili thuhet se do të jetë 50% më i shpejtë se paraardhësi i tij. Do të ofrohet gjithashtu edhe lidhja LTE e kategorisë së gjashtë. Pajisja do të ketë ekran 5.1 inç Quad HD super AMOLED me densitet 577 pikselë për inç. Sa i përket RAM-it, nuk kemi informacion, por vetëm është thënë se pajisja do të vijë në tri versione të hapësirës së brendshme, 32GB / 64GB / 128GB. Ndërkohë pritet që prezantimi i parë i këtij telefoni të bëhet në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet më 2 mars.

Leave a Reply

Back to top button