Horizonti.al

Sekretet e errëta të Perandorisë Otomane: Turma

Screen Shot 2016-07-19 at 08.57.21

Pavarësisht se teorikisht ishte i dyti pas sulltanit, vezirët e mëdhenj zakonisht ekzekutoheshin ose i hidheshin turmës, si një kokë turku kur diçka shkonte keq. Sulltan Selimi ndryshoi aq shumë vezirë të mëdhenj, saqë filloi të mbajë një testament me në të gjitha kohët. Njëri iu lut Selimit që t’ia thoshte paraprakisht nëse ishte për t’u ekzekutuar, dhe si përgjigje Sulltani i tha se po bënte gati zëvendësuesit e mundshëm.

Vezirëve u duhej gjithashtu që të qetësonin popullin e Stambollit, të cilët ishin të prirur të marshonin në pallat dhe të kërkonin ekzekutime, sa herë që diçka shkonte keq. Një vizitor britanik i shekullit të 18-të vërente se “kur një ministër këtu nuk u pëlqen njerëzve, brenda tre orësh, ai hiqet zvarrë dhe i presin krahët, kokën dhe këmbët”. Jo se njerëzit kishin frikë për të sulmuar pallatin nëse kërkesat e tyre nuk plotësoheshin. Në vitin 1730, një ushtar i rreckosur me emrin Patrona Ali udhëhoqi një turmë që hyri në pallat dhe mori kontrollin e perandorisë për disa muaj. Ai u qëllua për vdekje, pasi u përpoqë që të bënte sundimtar të Vllahisë, një kasap i cili i kishte dhënë para borxh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button