Covid19

SHBA regjistron nivelin më të lartë të papunësisë që nga Lufta e Dytë Botërore

Më shumë se 20 milion njerëz në SH.B.A humbën punën gjatë prillit dhe shkalla e papunësisë u trefishua si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, duke shkaktuar një krizë të madhe financiare.

Departamenti i Punës në SHBA njofton se niveli i papunësisë u rrit në 14.7% nga vetëm 4.4% në muajin mars dhe një ulje afërsisht 50-vjeçare prej 3.5% në shkurt, përpara se të goditej nga virusi.

Fitimet e një dekade punë janë zhdukur brenda dy muajve. Kulmi i mëparshëm për papunësinë ishte 10.8% në 1982 dhe humbja më e madhe mujore e punës, erdhi në shtator 1945 në fund të luftës së dytë botërore, kur vendi po demobilizohej.

“Këta janë shifra të vërteta,” tha Jason Reed, profesor i financave në Kolegjin e Biznesit Mendoza të Universitetit të Notre Dame. “Ne nuk kemi parë diçka të tillë prej vitesh”./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button