Teknologji

Shshshshtttt! Mendohuni dy herë përpara se të pëshpërisni sekretin tuaj në internet

Keni diçka që doni me të vërtetë ta nxirrni jashtë, pasi nuk po jua mban më shpirti, apo jo? Diçka të errët, diçka që nuk ia thoni dot as familjes dhe as miqve, nga frika se ata do t’ju gjykojnë si dhe do të fillojnë t’ju shpërfillin?

Atëherë përse të mos e rrëfeni anonimisht tek ndonjë prej atyre aplikacioneve, si Whisper, Secret apo Yik Yak? Eshtë tendenca e re, janë në modë.

Përpara se interneti të hapte një botë të mbushur me të huaj, ju kishit zgjedhje të ndryshme sa i përket rrëfimit të sekreteve, zgjedhje që të humbisnin kohë, ishin më të kushtueshme dhe me gjasë të rrezikshme për shëndetin. Si keto:

swear

Mund t’i besoni një miku, i cili me siguri do të betohej se do e merrte sekretin tuaj me vete në varr.

beer

Mund ta fundosni atë sekret në nivelin më të ulët të mundshëm të psikikës tuaj, me ndihmën e ushqimit, alkoolit apo ndonjë droge.

explode

Mund ta mbani sekretin për vete, deri kur t’ju shpërthejë koka, apo deri kur të plandoseni përtokë prej ndonjë ataku në zemër.

patatina

Ose mund të shkoni për terapi, ku do të dëgjonit një prej atyre dëgjuesve profesionistë të sekreteve, tek i cili do të rrëfenit frikën tuaj joracionale, se po përballeni me një plagë që ju rrezikon jetën, e shkaktuar prej “tehut” të mprehtë të patatinave Dorito.

Por ja që ju jeni një person modern me sekrete modernë. Dhe sot ne kemi mënyra të tjera për të lënë pas sekretet tanë të errët, me vetëm disa të prekura të tastierës së telefonit. Dhe askush, asnjëherë nuk do ta gjejë që ishit ju, apo jo?

Atëherë vazhdoni, shkruajeni atë rrëfim në telefonin tuaj. Do të ndiheni më mirë se e keni nxjerrë nga vetja. Dhe kushton shumë më pak se sa terapia. Askush nuk do ta zbulojë ndonjëherë që ju vazhdoni të flini me arushin prej pellushi. Por…. Në fakt këtë nuk mund ta premtojmë.

Cfarë?

Po po, nuk mund ta premtojmë. A e mbani mend se si kur u rregjistruat ju i dhatë aplikacionit adresën tuaj të internetit, dhe ndoshta edhe vendin kur ndodheshit teksa rregjistroheshit?

Epo, ja tek vjen edhe Rregulli Nr. 1, të dashur miq: Nëse një aplikacion është shumë popullor, largohuni prej tij, hackerët me siguri do të përpiqen të futen dhe të nxjerrin të dhënat. /tech crunch/

Leave a Reply

Back to top button