Psikologji

Si të keni dekolte të bukur!

Të kujdesesh për gjirin dhe ta kurosh atë është shumë e rëndësishme për shëndetin, por, për më shumë, është edhe një mënyrë e cila ngadalëson procesin e plakjes.

Në treg ndodhen shumë produkte të cilat janë përqendruar tek dekolteja, por natyra na ofron shumë mundësi për të kuruar problemet e gjirit të cilat lidhen me humbjen e formës, tonifikimin apo me pasjen e gjoksit të ngritur.

Doni të dini se si të veproni për të pasur një gjoks të bukur, pa shkuar në palestër, pa bërë ndërhyrje kirurgjikale, pa përdorur reçipeta me push up?

Ja disa produkte natyrale që mund t’ju vijnë në ndihmë:

Vezë dhe qepë

Veza dhe qepa bashkë kanë një veprim të rëndësishëm për të bonifikimin e gjinjve. Vezët janë një burim i rëndësishëm i proteinave, mineraleve (sidomos selen), por edhe vitaminave, sidomos B12 dhe B2. Qepa, është e pasur me minerale dhe elementët si kalcium, magnez, klorin, kobalt, bakër, hekur, fosfor, jod, nikel, kalium. Gjithashtu përmbajnë me bollëk në vitaminat A, B, C dhe E.

Maska me kos dhe vezë

Një recetë e thjeshtë me vezë për çdo lloj të gjiri, i cila mund të pasohet nga një maskë tjetër me kos dhe vaj. Këto tre përbërësit duhet të përzien tërësisht dhe të përhapen në mënyrë të barabartë mbi gji. Mbulojeni gjirin me një copë pak të lagur dhe lëreni në këtë formë për rreth njëzet minuta. Në fund shpërlajeni me një masazh butë të pjesës në të cilën keni vendosur maskë.

Maskë me Fieno Grek

Ky element grek ka veti që ndihmon gjirin për të qëndruar i bukur dhe i fortë. Në 1/4 filxhan uji hidhni pluhurin, përziejini mirë bashkë dhe masazhojeni në gjoks për 5 minuta. Më pas shpërlajeni dhe nëse e përsërisni disa ditë, do të vini re ndryshimin.

Leave a Reply

Back to top button