Covid19

Spanja po rimëkëmbet, sa viktima u regjistruan në 24 orët e fundit

Spanja ka raportuar 164 vdekje në 24 orët e fundit, një bilanc ky mjaft shpresëdhënës për një nga vendet më të goditura në botë si pasojë e pandemisë.

Sipas të dhënave më të fundit, kishte 356 infeksione të reja të konfirmuara nga testet, krahasuar me 838 të dielën.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Spanjë ka pasur gjithsej 218,011 raste pozitive prej të cilëve 121,343 pacientë janë shëruar. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 25,428.

Për herë të parë që kur u shpall gjendja e alarmit në 14 mars, tre rajone spanjolle – Valencia, Murcia dhe Ishujt Balearik – nuk regjistruan viktima të koronavirusit./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button