Teknologji

TEKNOLOGJI / Bashkimi Europian nis hetimin për tre shtete

be hetimiBashkimi Europian (BE) ka filluar hetimin e marrëveshjes së nënshkruar nga tri shtete anëtare të BE-së me gjigantët ndërkombëtarë, Apple, Starbucks dhe Fiat. Dyshohet se shtetet nënshkruese me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me kompanitë e sipërpërmendura ndërkombëtare ‘u kanë dhënë kompanive avantazh të padrejtë në kurriz të taksapaguesve tjerë’. Shefi i anti-trustit të BE-së, Joaquin Almunia, tha sot se regullatorët kanë vënë në shënjestër politikat e taksave që ndikojnë tek dy kompanitë amerikane Apple në Ireland dhe Starbucks në Hollandë, si dhe degën financiare të Fiatit në Luksemburg. Almunia tha se hetimi do të përqëndrohet në faktin në se të tre vendet u kanë dhënë korporatave ndihmë të paligjshme shtetërore. Ai tha se nëntë vende të tjera janë nën hetim paraprak për marrëveshjet e tyre tatimore. Legjislacioni i Bashkimit Europian ndalon shtetet që të ofrojnë ndihmë për kompanitë në rast se me ndihmën e tyre crregullohen parimet e tregut të lirë. Kjo vlen sidomos për politikat favorizuese që disa shtete u ofrojnë kompanive shumëkombëshe me qëllim që të nxisin investimet e huaja direkte por duke diskriminuar operatirët tjerë në treg apo duke dëmtuar taksapaguesit./gazetaexpress/

Leave a Reply

Back to top button