Teknologji

Testet e reja sekrete që po kryen Facebooku

Screen Shot 2016-07-09 at 10.47.31

Keni nevojë për më shumë siguri në mesazhet tuaja në Facebook, por nuk jeni të gatshëm për të kaluar në një shërbim të orientuar nga siguria, si Telegram? Ka një lajm të mirë: Facebook është duke testuar një lloj shumë më të sigurtë të bisedës në Messenger, me disa karakteristika interesante.

Këto “biseda sekrete”, të cilat janë aktualisht në dispozicion vetëm si një opsion për një grup të vogël përdoruesish, kanë enkriptim “nga skaji në skaj” që do të thotë se edhe Facebook nuk mund t’i lexojë ato.

Si një element shtesë i sigurisë, një mesazh i dërguar në këtë mënyrë mund të lexohet vetëm në një nga pajisjet që i përkasin marrësit të mesazhit. Ju gjithashtu mund të vendosni një kohëmatës që e bën mesazhin vetëshkatërrues, pas një farë kohe./bota.al

Leave a Reply

Back to top button