Komplote

Thyerja e kodit të “Geheimschreiber”-it

ge

Në vitet ‘30, kompania gjermane Siemens krijoi një makinë shifrimi të quajtur “Geheimschreiber”. Ajo kombinonte një formë të kriptimit të quajtur “veshja” me një ndryshim të rendit të pulseve, duke e bërë më të vështirë për të dekriptuar mesazhet, për cilindo që nuk e di se për çfarë janë përdorur ndryshimet. Ky lloj kriptimi më vonë do të përdoret në makinën e famshme të kodimit “Enigma”.

Për “Geheimschreiber”, kishte 8 modele themelore me më shumë se 2 miliardë variacione, dhe deri në 800 katëtrilionë vendosje, duke e bërë atë një shifrues jashtëzakonisht të sigurtë. Pas pushimit të Danimarkës dhe Norvegjisë në prill 1940, gjermanët kërkuan përdorimin e kabllove telefonike suedeze që shkonin nga Skandinavia në Gjermani.

Së shpejti, suedezët filluan të kapin mesazhet e koduara gjermane. Nazistët u bënë tepër të sigurtë se makineria e tyre nuk do të mund të zbërthehej nga askush, duke dërguar herë pas here variante të të njëjtit mesazh pa e ndryshuar kodin. Kjo dobësi, do të shfrytëzohet së shpejti nga matematikani gjenial Arne Burling.

Në cilësinë e kreut të një ekipit të ngarkuar me thyerjen e kodin të “Geheimschreiber”, Burlingut iu dha një sasi e madhe të dhënash, duke përfshirë mesazhet e dërguara me të njëjtin kod. Dy javë më vonë, ai arriti që të thyente kodin e makinerisë gjermane pa patur ndonjë përvojë të mëparshme për teleprinterin apo qasje tek ndonjë makineri shifrimi.

Pavarësisht arritjes së tij, shërbimi inteligjent suedez u gjend papritur pa planet gjermane të luftës strategjike në nivelet më të larta të sigurisë, duke përfshirë edhe planet për Operacionin Barbarosa, pushtimin e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush nuk e di sesi Burlingu ia doli të realizojë misionin që kishte marrë përsipër, dhe ai vetë refuzoi të tregonte. Kur gjatë një interviste të vitit 1976 gazetari insistoi mbi këtë çështje, ai me inat iu përgjigj: “Një magjistar nuk i zbulon sekretet e tij!”/ Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close