Uncategorized

Tomas Strakosha, njeriu i momentit. Superlativa nga mediat italiane

Faqja e specializuar “Lalaziosiamonoi.it”  i kushton një reportazh të veçantë 21 -vjeçarit Tomas Strakosha , i cili mbron portën e Lacios në Seria A. Thomas Strakosha është kthyer në njeriun e momentit të Lazios.

Në ecurinë e mirë të skuadrës së Simone Inzaghit në kampionat dhe kupë gjatë kësaj periudhe një meritë të padiskutueshme e ka pikërisht ai 21-vjeçari shqiptar që nga ndeshja në ndeshje po tregon  siguri në portë.

Kështu,Thomas Strakosha ka përfunduar në  fokusin e faqes së specializuar “Lalaziosiamonoi.it” që i ka kushtuar një editorial me të vërtetë special talentit shqiptar. Të gjithë të çmendur pas Strakoshës, personalitet, i përkushtuar ndaj këshillave të të atit, përveç se portieri të ardhmes. Është ky titulli i “Lalaziosiamonoi.it” dedikuar kuqeziut. Edhe pse ka pëfunduar shpeshherë në qëndër të vëmendjes gjatë kësaj periudhe Strakosha ka ditur të qëndrojë me këmbë në tokë.

Ai stërvitet përkrah një eksperti si Federico Marchetti i cili në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e kombëtares italiane. Strakosha ,di të reagojë atëherë kur duhet dhe ka instikte fantastike, karakteristika perfekte këto për një numër 1 që ngjall respekt.

Instiktet mes shtyllave janë aftësi të lindura por edhe të përmirësuara me kalimin e viteve falë këshillave të babait të tij Foto: ” Jam apasionuar pas sportit duke parë babain tim të luajë, e kam nisur futbollin shumë shpejtë kur isha vetëm 4 vjec dhe gjithmonë kam luajtur në rolin e portierit, deklaron fillimisht Strakosha për “Lalaziosiamonoi”.

“Përgjegjësitë që të jep roli i portierit më bën të dashurohem më shumë të sepse të bën ta fitosh apo ta humbasësh një ndeshje dhe kjo më karikon.

Kur mbrrita në Itali për herë të parë erdha këtu për të luajtur”, nënvizon më tej Strakosha. Fillimisht ishte pjesë e skuadrës Primavera të Lazios, për tu huazuar më pas te Salernitana në Serinë B dhe për të shpërthyer përfundimisht këtë sezon me bardhekaltërit. 12 paraqitje në këtë sezon nuk janë pak për një portier 21-vjecar, pasi mbi të gjithë Strakosha mbron ngjyrat e një skuadre që lufton për t’u renditur në 3-shen e parë të Serisë A.

Gardiani i talentuar duhet falenderojë edhe Simone Inzhaghit që beson verbërisht tek ai, por gjithçka deri tani, 21-vjeçari e ka arritur me punë dhe përkushtim.

Nga debutimi mbresëlënës në Serinë A në humbjen 2-0 ndaj Milanit, te fitorja në derbin e qytetit të përjetshëm ndaj Romës, për Thomas Strakoshën ky do të jetë një sezon i paharrueshëm.

9 gola ka pësuar portieri shqiptar në këtë edicion mes Serisë A dhe Kupës së Italisë, dhe asnjë nga këto finalizime nuk ka ardhur për faj të tij.

Dhe për kete, portieri shqiptar do të firmosë një kontratë të re deri në vitin 2022, me një pagë prej rreth 300 mijë Eurosh në sezon.

Thomas është portieri i të ardhmes por edhe portieri i së tashmes.

Leave a Reply

Back to top button