Histori

Victor Lustig: Mashtruesi që shiti Kullën Eiffel dhe gënjeu Al Caponen

Në fillim të karrierës së tij kriminale, Lustig, i lindur në Austro-Hungari në 1890, takohej me pasagjerë të pasur në vaporë transoqeanikë dhe i bindte të blinin makina që printonin para. Deri kur udhëtarët kuptonin që pajisjet nuk funksiononin dhe se ishin mashtruar, ai ishte larguar tashmë. Ai vazhdoi me mashtrime të tjerë, duke përfshirë edhe shitjen e Kullës Eiffel  në mesin e viteve 1920. Lustigu e zhvilloi këtë skemë pasi lexoi se struktura e famshme, e ngritur në vitin 1889 në Panairin Botëror dhe që mendohej të zgjaste vetëm 20 vite, kish nevojë për riparime dhe ishte e kushtueshme për t’u mirëmbajtur. Duke pretenduar se ishte zyrtar i qeverisë, Lustigu organizoi takime me disa prej tregtarëve të skrapit në qytet, për t’i informuar se kulla do të shembej dhe shkatërrohej. Një prej tregtarëve i dha ryshfet Lustigut për të siguruar ofertën fituese, dhe vetëm pasi i dha një shumë të majme për të marrë gjoja pronësinë e kullës, tregtari e kuptoi që ishte mashtruar. Por, i turpëruar, dhe nga halli se mos bëhej publike marrëzia e tij, nuk bëri asnjë padi.
Lustigu shkoi më parë në Amerikë, ku adoptoi identitete falsë dhe vazhdoi të realizojë një shumëllojshmëri mashtrimesh, duke përfshirë edhe bindjen e Al Capones që të investonte për një marrëveshje që do ia dyfishonte paratë. Pas një farë kohe, mashtruesi i tha banditit që skema nuk kishte funksionuar por gjithësesi po ia kthente të gjitha paratë. I impresionuar nga gjoja ndershmëria e Ludvigut, Capone e pagoi me një shpërblim, që mund të ketë qenë objektivi i mashtruesit që në krye të herës. Në 1935, më në fund Lustigu i arrestua dhe u dërgua në Alcatraz, ku vdiq në vitin 1947. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button