Zodiak

Zbuloje nëse një prej shenjave më me fat të tetorit

Çdo muaj planetët krijojnë gjeometri të ndryshueshme dhe gjurmojnë renditjen e shenjave më me fat. Në këtë muaj të tetorit, a jeni ndër ata të bekuar nga fati?

Konstelacionet, gjatë muajit tetor, do të vizatojnë Kuadratin Pegasus i cili do të zëvendësojë yjësinë verore, Trekëndëshin Veror që u ka shkelur syrin shenjave të ndryshme, por la një shije të hidhur në gojën e shumë të tjerave.

Gratë e lindura nën shenjën e Peshores janë më fatlumet e tetorit, veçanërisht në dashuri, të cilës Peshorja i kushton gjithmonë shumë energji. Venusi, së bashku me Hënën dhe Mërkurin, do t’i japin forcë ëndrrave duke favorizuar përparimin.

Edhe gratë Akrep do të jenë shumë me fat këtë muaj, të mbrojtura nga Mërkuri pozitiv që do të zgjasë deri në dhjetor. Një goditje fati në vendin e punës edhe në marrëdhënie falë Venusit.

Kërkohet aftësi, qetësi dhe durim për ata që kanë lindur në shenjën e Bricjapit. Përkundër disa goditjeve për shkak të pozicionit të Marsit, Mërkurit dhe Venusit, ato do ju shkelin syrin për tërë muajin.

Tetori do të riorganizojë idetë e të lindurave nën shenjën e Peshqve, duke eleminuar gjithçka që ju heq energjinë dhe duke ju përgatitur për një dimër të jashtëzakonshëm.

 

Leave a Reply

Back to top button