- Mendja jote prodhon mbi 6 mijë mendime në ditë
Studime të reja sugjerojnë se mesatarisht mendojmë rreth 6,200 herë në ditë – shumë më tepër sesa mund të përpunojmë vetëdijshëm. Shumica janë mendime të shkurtra, kalimtare dhe të përsëritura.
- Truri yt peshon vetëm 2% të trupit, por përdor 20% të energjisë
Edhe kur nuk bën asgjë, truri është një “makineri” që konsumon energji pa pushim – për të ruajtur kujtime, kontrolluar trupin dhe përpunuar ndjesitë.
- Çdo ditë, mendja jonë ndërton “histori” për të justifikuar vendimet tona
Shpesh marrim vendime në mënyrë emocionale dhe pastaj përdorim arsyetimin për t’i justifikuar. Ky është një proces që ndodh automatikisht dhe na bën të ndihemi “të logjikshëm”.
- Sytë shohin, por truri vendos çfarë “sheh”
Perceptimi nuk është pasqyrim i realitetit, por interpretim i tij. Truri i plotëson boshllëqet, filtron informacionin dhe i jep kuptim në bazë të përvojës së mëparshme.
- Mendja nuk dallon realitetin nga imagjinata (në disa raste)
Kur imagjinon diçka shumë intensivisht, pjesë të trurit aktivizohen sikur ajo të kishte ndodhur në realitet. Prandaj, ankthi apo ëndrrat kanë efekt të vërtetë mbi trupin tonë.
- Truri të gënjen me “kujtime false”
Shpesh kujtojmë gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë, ose i kujtojmë ndryshe nga mënyra se si kanë ndodhur.
- Ti nuk e vëren shumicën e vendimeve që merr
Pjesa më e madhe e veprimeve tona ditore – nga lëvizjet, tek zgjedhjet e fjalëve – ndodhin në mënyrë të nënvetëdijshme. Vetëdija është vetëm “maja e ajsbergut”.
- Truri i do zakonet sepse i kursejnë energji
Sa më shumë të përsëritësh një sjellje, aq më shumë ajo kthehet në automatike. Kjo është mënyra se si ndërtohen zakonet tona – të mira apo të këqija qofshin ato. Dhe trurit i volisin.
- E njëjta ngjarje mund të perceptohet ndryshe nga dy njerëz të ndryshëm
Perceptimi është subjektiv. Ai ndikohet nga emocionet, pritshmëritë, përvojat e kaluara dhe madje edhe nga uria, lodhja apo stresi.
- Truri është i aftë të ndryshojë – çdo ditë
Fenomeni quhet neuroplasticitet: çdo ditë, lidhje të reja krijohen midis neuroneve në bazë të asaj që mëson, lexon, mendon apo përjeton. Truri yt formësohet nga mënyra si e përdor. / bota.al