Psikologji

10 mësimet e jetës që nuk jua mësojnë në shkollë

  1. Nuk keni nevojë për lejen e askujt për të ndjekur ëndrrat tuaja. Ju duhet vetëm leja juaj, sepse jeni ju që mund të krijoni pengesa në jetën tuaj ose të hapni rrugën për suksesin tuaj.
  2. Koha mbaron shpejt, por ata që e përdorin më keq kohën e tyre janë të parët që ankohen për shkurtësinë e saj.
  3. Nuk keni lindur për të punuar në një punë që e urreni, por mos e lini punën pa një plan. Kur të largoheni pa patur një punë tjetër, të ardhurat tuaja do të zhduken, ndërsa shpenzimet vazhdojnë të grumbullohen.
  4. Koha perfekte për të filluar ishte dje. Sot është tashmë vonë, por nëse mund të filloni tani, mund t’ia dilni sërish.
  5. Mos ndiqni pasionin tuaj, ndiqni qëllimin tuaj. Pasioni nuk është një pikë fundore, por shërbim i egos. Kur ndjek pasionin, kufizoheni vetëm në atë që egoja juaj ju lejon të imagjinoni. Qëllimi është arsyeja që qëndron pas asaj që bëni. Qëllimi është shumë më i fokusuar. Pasionet gjithashtu mund të vijnë dhe të ikin, ndërsa qëllimi priret të jetë afatgjatë.
  6. Mos humbisni vite duke ndjekur qëllimet e gabuara. Shumë njerëz ndjekin qëllimet e gabuara, duke ndjekur gjërat për hir të marrjes së miratimit prej shoqërisë. Ndërkohë që t’u bëni përshtypje të tjerëve mund të ndiheni mirë në një afat të shkurtër, përfundimisht do t’ju bëjë të ndiheni të mjerë dhe të paplotësuar.
  7. Nëse nuk ju pëlqen procesi, nuk do t’ju pëlqejë rezultati. Nëse vendosni të gjithë energjinë tuaj dhe fokusoheni vetëm në rezultatet përfundimtare duke injoruar procesin, nuk do të largoheni kurrë të përmbushur sepse lumturia juaj do të bazohet vetëm në rezultate dhe jo në proces. Praktikimi i procesit nuk është gjithmonë magjepsës, emocionues, por do t’ju çojë atje ku dëshironi të jeni nëse mësoni ta përqafoni atë.
  8. Qëllimi nuk ka të bëjë me krijimin e rrjedhave të shumta të të ardhurave, por të paguheni për qëllimin tuaj në mënyra të shumta.
  9. Potenciali juaj është shumë më i madh nga sa mund ta imagjinoni. Keni më shumë potencial sesa mund ta imagjinoni, por sa herë që i thoni vetes se nuk mundeni dhe nuk ndërmerrni veprime, si rezultat, po e shisni veten lirë. Ju duhet të besoni se mundeni dhe bëjeni gjithmonë. Sa më shumë veprime të qëndrueshme të ndërmerrni drejt qëllimeve tuaja, aq më shumë gjasa ka që të jeni të suksesshëm.
  10. Rehatia është kërcënimi i vetëm më i madh për rritjen. Rritja dhe rehatia nuk mund të ngasin të njëjtin kalë.
Back to top button