Të duash, ngushëllosh, inkurajosh ose thjesht të argëtohesh. Ndonjëherë duket se fjalët tona nuk janë të mjaftueshme për të mbushur ndjenjat dhe kështu mbështetemi tek ato të të tjerëve. Qofshin ata shkrimtarë, poetë, regjisorë, aktorë, madje edhe komikë. Ndjesia është se asgjë më shumë se ato fjalë, nuk shpreh më mirë atë që do të dëshironim të thonim. Kjo është forca e citateve. Kemi zgjedhur 20 më të bukurat, mes qindrave të ndara nga përdoruesit në rrjetet sociale.
“Një grua mund të jetë tërheqëse në moshën 20 vjeç, magjepsëse në moshën 30 vjeç, dhe e parezistueshme për gjithë jetën”
Coco Chanel
“Dhuroi njerëzve që do krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar”
Dalai Lama
“Nuk debatohet për të patur të drejtë, por për të kuptuar”
“Në fund do të shkojë gjithçka shumë mirë. Nëse nuk shkon mirë, nuk është fundi”.
John Lennon
“Kurrë mos debato me një idiot. Të ul në nivelin e tij dhe të mund me eksperiencë”.
Mark Tëain
“Dështimi është mundësia për të rifilluar në mënyrë më inteligjente”
Henry Ford
“Duke qenë se gjithçka është një pasqyrim i mendjes sonë, gjithçka mund të ndryshohet nga mendja jonë”
Buda
“Më të dobëtit hakmerren.
Më të fortët falin.
Më të lumturit harrojnë”.
“Çdo minutë që kalon i zemëruar, humbet gjashtëdhjetë sekonda lumturi”
Albert Einstein
“Bekuar janë ata që dijnë të qeshin me veten, sepse nuk do të përfundojnë kurrë së argëtuari”
Tommaso Moro
“Tani nuk është momenti për të menduar për atë që nuk ke. Mendo atë që mund të bësh me atë që ke”
Ernest Hemingway
“Njerëzit nuk ndryshojnë, zbulohen”
D. Lynch
“Ndoshta ka diçka më të keqe se ëndrrat e venitura… është humbja e dëshirës për të ëndërruar sërish”
Sigmund Freud
“Kurajë nuk do të thotë të kesh forcën të ecësh përpara, por të ecësh përpara edhe kur nuk ke forcë”
Theodore Roosevelt