“Gjuetari i balonave” nga Khalid Hosseini ishte një bestseller i “New York Times” për shumë vite me mbi 7 milionë kopje të shitura vetëm në SHBA. Libri trajton marrëdhëniet baba-bir, të dy miqve të ngushtë si dhe midis inatit dhe faljes.
Kjo është një histori e hartuar shumë mirë me disa mësime të ndërlikuara për jetën tonë të përditshme. Duke përshkruar historinë e një djali të ri nga Kabuli, historia vendoset në sfondin e ngjarjeve të trazuara, nga rënia e monarkisë së Afganistanit përmes ndërhyrjes ushtarake sovjetike, eksodi i refugjatëve në Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe ngritja e regjimit taleban.
Shpresojmë që këto 5 mësime fantastike që nxjerrim prej “Gjuetarit të balonave” t’ju ndihmojnë në formësimin e procesit tuaj të të menduarit në njëfarë mënyre, si dhe t’ju ndihmojnë të bëni një jetë më të mirë.
1) Është e vështirë t’i duash njerëzit që e shohin gjithçka vetëm të zezë apo të bardhë.
Nëse i shihni gjërat si të drejta ose të gabuara, të sakta ose të pasakta, të vërteta ose të rreme, të zeza ose të bardha, atëherë duhet të mësoni akoma mbi artin e jetës dhe të vlerësoni bukurinë e saj. Fakti është se nuk ka asgjë konkrete në jetë. Nuk ka asnjë të vërtetë të vetme. Nuk ka asgjë krejtësisht të saktë apo të pasaktë. Të gjitha këto janë emocione, të perceptuara në rrethana specifike, të shfaqura bazuar në parimete trashëguara nga të tjerët ose të fituara.
2) Fëmijët nuk janë libra që t’i ngjyrosni e t’i mbushni me ngjyrat tuaja të preferuara.
Shumë shpesh, ne përpiqemi t’i përmbushim dëshirat, ambiciet dhe qëllimet tona në jetë përmes fëmijëve tanë. Ka dy gabime flagrante që do të bënim nëse ndonjëherë do të përpiqemi të bëjmë diçka afër kësaj. E para, fëmijët nuk janë pronë e prindërve të tyre dhe e dyta, ata nuk kanë pse të jenë të ngjashëm me prindërit. Çdo fëmijë ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta, pa u imponuar nga prindi.
3) Nëse keni një talent dhe nuk e forconi atë, ju krijoni pengesa në misionin e Zotit.
Ju jeni të bekuar në mënyrë unike, ashtu si çdo qenie tjetër njerëzore në këtë planet. Qëllimi i jetës suaj është të vazhdoni dhe të zbuloni talentin tuaj më unik, dhe më pas ta forconi atë talent me shumë punë, për të arritur atë që Perëndia gjithmonë donte që të arrinit. Provoni gjëra të reja, mos i gjykoni gjërat nga potenciali për të fituar para – por nga dashuria për zanatin. Pasi të keni identifikuar talentin tuaj dhe të keni filluar të punoni me të, atëherë mos u shqetësoni për rezultatet apo se si do të arrini sukses. Sepse pas kësaj, nuk është më misioni juaj, është misioni i Zotit dhe Ai do ta bëjë atë që dëshiron Ai që ju të korrni suksesin e merituar.
4) Shpesh bëjmë gabime, madje gabime të mëdha – duke përfshirë këtu edhe tradhtinë ndaj dikujt. Njerëzit e mirë ndjejnë faj për ato gabime. Për të kompensuar fajin, ata bëjnë punë të shkëlqyera dhe kjo është gjë shumë e mirë. Në fund, Zoti do t’i falë të gjithë.
Dashuria e Perëndisë është e pakushtëzuar. Edhe nëse një hajdut, vrasës ose përdhunues vjen tek Zoti dhe kërkon falje, Ai nuk mendohet për asnjë moment para se ta bekojë atë person. Ne njerëzit nuk mund ta bëjmë këtë gjë, prandaj jemi njerëz. Të gjithë kemi bërë gabime në jetë, të vogla apo të mëdha. Të gjithë ne kemi mashtruar dikë, kemi tradhtuar besimin e dikujt në një fazë të caktuar – ndonjëherë me vetëdije, ndonjëherë jo. Nëse e keni kuptuar këtë gjë dhee keni ndjerë fajin, atëherë keni fuqinë ta shndërroni atë faj në një punë të madhe. Ju mund ta kompensoni duke bërë diçka të mirë për personin e prekur.
5) Është e gabuar të lëndosh edhe njerëzit e këqinj. Sepse edhe njerëzit e këqinj gjithashtu mund të bëhen të mirë. Por kur ata bëjnë keq, ju duhet dhe mund t’i përballoni çfarë ju bëjnë. Nuk është e nevojshme tëhakmerreni.
Askush nuk është i keq apo i mirë – zakonet e tyre mund të jenë të tilla. Urreni zakonet e tyre, por jo personin – sepse janë zakonet që duhet të ndryshojnë, jo personi. Çdo person në brendësi është një shpirt i bukur dhe i dashur.