Your Life

5 minuta në ditë për të gjetur lumturinë

screen-shot-2016-11-17-at-07-54-33

Ndiqni këta hapa, gjeni kohë për veten tuaj, dhe shpërblimi do të vijë:

  1. Ndaluni! Gjeni kohë për veten tuaj

Sigurohuni që të krijoni kohë dhe hapësirë për veten, përditë. Hiqni mënjanë të paktën pesë minuta për veten, një kohë kur jeni të pashqetësuar e të patrazuar nga askush. Kjo është koha juaj e lumtur.

2. Merrni frymë. Shijoni teknikat e thjeshta të frymëmarrjes

Merrni dy minuta kohë dhe mendoni për frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë me gojë, mbajeni për dhjetë sekonda, dhe pastaj nxirreni ngadalë frymën përmes hundës. Përsëriteni për dy minuta.

3. Përfytyroni. Shiheni veten tuaj, atje ku doni të jeni

Për një minutë, imagjinoni se ku doni të jeni. Mbyllni sytë dhe imagjinoni objektivat tuaja, si dhe si do të ndiheni, njëherë që do t’i keni arritur ata.

4. Mjaft u shqetësuat. Merrni një pushim nga shqetësimet

Bëni një pauzë dhe hiqni nga mendja gjithë shqetësimet. Jepini vetes një minutë për t’i lënë mënjanë gjërat që ju merakosin. Merrni kohë të pastroni mendjen, imagjinoni një vend ku keni qenë të lumtur, plazhi për shembull, ose një pyll. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button