Covid19MAIN

A duhet dhe kur mund të merret? Gjithçka që duhet të dini mbi dozën e tretë të vaksinave

Nga Emanuele Menietti

Prej disa muajsh, studiuesit, mjekët, qeveritë dhe autoritetet shëndetësore, po diskutojnë mbi mundësinë e administrimit të një doze të tretë të vaksinës kundër koronavirusit, disa kohë pas dy dozave të para të planifikuarave tashmë për ciklin normal të vaksinimit.

Një dozë vaksine shtesë, mund të ndihmojë në ruajtjen e mbrojtjes së ofruar nga vaksina, e cila tenton që zbehet me kalimin e kohës, ndonëse nuk është ende plotësisht e qartë se sa. Në disa vende, si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, administrimi i dozës së tretë ka filluar tashmë për disa kategori njerëzish.

Ndërsa në vende të tjera si Italia, po ndiqet një qasje më e kujdesshme në pritje të dhënave më të qarta mbi kohëzgjatjen e reagimit dhe kujtesën imune pas 2 dozave të para të vaksinës.Në përgjithësi, një vaksinë përdoret për të zhvilluar një përgjigje imunitare kundër një virusi apo bakteri të veçantë (patogjen), në mënyrë që trupi të mësojë ta njohë atë, dhe ta luftojë atë në rastin e infeksioneve të mëvonshme.

Sistemi ynë imunitar është shumë kompleks, dhe zotëron burime të ndryshme për tu përballur me patogjenët. As sa funksionimi i disa prej tyre, nuk është kuptuar ende plotësisht nga vetë studiuesit. Në praninë e një kërcënimi të jashtëm, sistemi ndërhyn fillimisht me njëmbrojtje të përgjithshme, dhe më pas me sisteme më të rafinuara, të cilat lejojnë jo vetëm luftimin e patogjenit, por edhe ruajtjen e kujtesës së tij.

Diçka e ngjashme ndodh pas marrjes së një vaksine, edhe pse kjo është në thelb e padëmshme, për shkak se mund të çojë në zhvillimin e vetë sëmundjes. Kohëzgjatja e kujtesës imune. ndryshon shumë në varësi të kërcënimeve, dhe mënyrës se si janë hasur ato.

Në disa raste, sa i përket fruthit, imuniteti zhvillohet për gjithë jetën, ndërsa në të tjerat kujtesa priret të zvogëlohet me kalimin e kohës, duke e lënë organizmin tonë më pak të përgatitur për çdo pushtim të ri nga i njëjtit patogjen.

Përcaktimi i saktë se sa zgjat kjo kujtesë është tejet i vështirë. Ai është edhe më tepër i vështirë në rast se ka kaluar një kohë e shkurtër, siç ndodhi me shfaqjen e koronavirusitaktual dhe vaksinat e zhvilluara për ta mbajtur atë nën kontroll, pasi të dhënat në dispozicion janë të kufizuara.

Njerëzit e parë që u vaksinuan kundër koronavirusit, ishin pjesëmarrës në provat klinike për të verifikuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave , pak më shumë se 1 vit më parë. Ka disa dhjetëra mijëra vullnetarë për testimin e secilit lloj të vaksinës. Ata ndiqen nga studiuesit ende sot, për të kuptuar se si ndryshon efektiviteti jo vetëm me kalimin e kohës, por edhe në varësi të vendit ku jetojnë ata dhe përhapjes së varianteve, që nuk ishin përhapur aq gjerësisht në kohën kur u krijuan vaksinat.

Këtyre njerëzve u shtohen disa miliona të tjerë, që e morën për herë të parë vaksinën nga fundi i vitit 2020, dhe në muajt e parë të këtij viti. Ata përbëjnë një mostër më të vështirë  për t’u analizuar sesa grupet e përzgjedhura për testet klinike, por numerikisht janë më të rëndësishme dhe të dobishëm, për të bërë një vlerësim më të saktë mbi ruajtjen e mbrojtjes së ofruar nga vaksinat.

Studimet e kryera në vende të ndryshme, kanë treguar një reduktim të mundshëm të kujtesës imune, e cila sjell një mbrojtje më të ulët disa muaj pas administrimit të vaksinës. Por deri më sot, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet me saktësi sasia e këtij reduktimi, dhe as të kuptohet nëse ai është e tillë që të kërkojë përdorimin e dozave të mëtejshme.

Për ta zbuluar këtë, bëhet një llogaritje e antitrupave, duke u nisur nga një mostër gjaku e marrë në një distancë e caktuar kohore nga vaksinimi. Problemi është se niveli i mbrojtjes i ofruar nga antitrupat është shumë subjektiv:ai ndryshon nga individi në individ, dhe është e vështirë të vendoset një prag poshtë të cilit mund të themi se nuk jemi më të mbrojtur nga koronavirusi.

Për të pasur një referencë të fortë, studiuesit po kërkojnë një mbrojtje të ndërthurur”, për të vendosur një prag, në mënyrë që të jenë në gjendje të përcaktojnë një vlerë nën të cilënniveleve të antitrupave neutralizues, bëhet e nevojshme dhënia e një doze të re përforcuese.

Studimet e para të kryera në pranverën e këtij viti, 3-4 muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit, ofruan të dhëna inkurajuese për ruajtjen e mbrojtjes së vaksinave në Izrael. PfizerBioNTech kishte konfirmuar një efektivitet në masën 95 për qind në parandalimin e sëmurjes nga forma e rëndë e Covid-19.

Por një analizë e mëvonshme në korrik, raportoi një reduktim të ndjeshëm të efikasitetit, që ra në 64 për qind. Por rënia e efikasitetit në përgjithësi, nuk nënkupton aspak se vaksinimi është më pak i dobishëm. Vaksinat që janë sot në dispozicion, janë shumë efektive në mbrojtjen kundër formave të rënda të sëmundjes.

Kjo zvogëlon rrezikun e zhvillimit të simptomave që kërkojnë shtrimin në spital dhe të cilat në disa raste mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Të dhënat e para për një rënie të mundshme

të efikasitetit me kalimin e kohës dhe një rritje të konsiderueshme të rasteve, kryesisht për shkak të variantit Delta, i nxitën disa qeveri të planifikojnë administrimin e një doze të tretë të vaksinës për popullatën tashmë të vaksinuar.

Në Izrael, më shumë se 1.3 milion njerëz e kanë marrë deri tani dozën e tretë. Ky vend po përjeton ende një valë të re rastesh, dhe është e paqartë nëse përdorimi i dozës së tretë do të ofrojë ndonjë përfitim të menjëhershëm, edhe pse ministria izraelite e Shëndetësisë publikoi disa të dhëna inkurajuese fundjavën e kaluar.

Në Shtetet e Bashkuara është vendosur nisja e administrimit të një doze të tretë për ata që janë më në rrezik. Ndërsa nga gjysma e dytë e shtatorit, edhe pjesa tjetër e popullsisë do të jetë në gjendje të marrë një dozë të tillë të vaksinës.

Në Francë, një dozë e tretë e vaksinës i është rekomanduar popullatës mbi 65 vjeç, dhe atyreqë përfshihen në grupet e veçanta të rrezikut. Në Gjermani, rekomandohet doza e tretë për të më brishtët fizikisht si dhe për më të moshuarit. Në Itali për momentin është folur për një dozë të tretë vetëm për grupet më të rrezikuara

Të dhënat dhe dëshmitë shkencore në lidhje me kohëzgjatjen e mbrojtjes së ofruar nga vaksinat e koronavirusit janë ende të kufizuara, ndaj qeveritë që kanë zgjedhur tashmë të vazhdojnë me dozat e treta, kanë marrë disa kritika nga ekspertët dhe institucionet shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve më të pasura ta shtyjnë këtëproces për më vonë, duke pasur parasysh se ka ende miliarda njerëz në të gjithë botën që nuk kanë marrë ende as një dozë të parë, për shkak të disponueshmërisë së pakët.

Doza e tretë, është një bast që vendet më të pasura, besojnë se mund ta përballojnë duke mos pasur shumë për të humbur:edhe nëse nuk funksionon, ndikimi mbi ekonomitë e tyre ishpenzimeve për më shumë vaksina, do të ishte gjithsesi shumë më i vogël sesa efektet negative nga bllokimet e reja.

Marrë me shkurtime nga “Il Post” – Bota.al

Back to top button