Covid19

A e vrasin koronavirusin shpëlarësit e gojës? Ja çfarë thotë studimi i ri

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në një laborator. Raporti i Universitetit të Kardifit, tha se rezultatet paraprake tregojnë së shpëlarja e gojës me një përmbajtje që ka të paktën 0.07 për qind klorid cetipiridinium (CPC) tregoi ”sinjale premtuese” të aftësisë për të luftuar virusin.

Shkencëtarët tani duhet të shqyrtojnë nëse shpëlarjet e gojës, kanë potencialin për të funksionuar tek njerëzit, me një provë të re klinike që synon të shohë nëse gargara pa ndonjë recetë ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti.

Testi i fundit u krye nga shkencëtarët në laboratorin e Universitetit të Kardifit, dhe imitoi kushtet e kalimit të hundës/orofaringut të një personi, duke përdorur markat e ndryshme të larjes së gojës, përfshirë “Dentyl”.

Faza tjetër e hulumtimit, një test klinik 12-javor, do të shqyrtojë se sa efektive është larja e gojës në zvogëlimin e ngarkesës virale në pështymën e pacientëve Covid-19, gjë që do të jetë thelbësore në hulumtim.

Studimi do të zhvillohet në Spitalin Universitar të Kardifit në Uells, dhe rezultatet e tij do të publikohen në pjesën e parë të vitit 2021. “Dentyl”, është marka e vetme për larjen e gojës në Britani që merr pjesë në provat klinike, dhe drejtohet nga profesor Dejvid Tomas nga Universiteti i Kardifit.

Edhe pse studimi shihet si domethënës, duhet të kryhen shumë më shumë kërkime për të kuptuar nëse larja e gojës ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti. Ekspertët thonë se të kuptuarit e saktë se si shpelarja e gojës do të ndikonte në transmetimin viral midis pacientëve, do të kërkonte gjithashtu një lloj tjetër studimi në një shkallë shumë më të madhe.

Profesor Tomas thotë:”Ndërsa këto shpërlarës të gojës e zhdukin në mënyrë shumë efektive virusin në laborator, ne duhet të shohim nëse ato funksionojnë tek pacientët, dhe ky është fokusi ynë kryesor në studimin tonë klinik”.

Ai shtoi:“Është e rëndësishme të theksohet se studimi nuk do të na japë ndonjë provë të drejtpërdrejtë mbi transmetimin viral midis pacientëve, gjë që do të kërkonte një lloj studimi tjetër në një shkallë shumë më të gjerë”.

Studimi klinik i vazhdueshëm, do të tregojë se sa zgjasin efektet, pas një shpëlarje tëvetme të gojës tek pacientët me Covid-19. Dr.Nik Klejdon, periodontolog, thotë se ai beson që ky studim është shumë i vlefshëm.

“Nëse këto rezultate pozitive pasqyrohen në provën klinike të Universitetit të Cardiffit, gargarë me bazë CPC, të tilla si Dentyl, të përdorura në studimin in-vitro, mund të bëhen një shtesë e rëndësishme për rutinën e njerëzve, së bashku me larjen e duarve, distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave, si tani ashtu edhe në të ardhmen”-thotë ai.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se shpëlarja e fytit me solucionet përkatëse dentare,ndihmon në ndonjë lloj mënyre në mbrojtjen kundër koronavirusit. / Standard.co.uk – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button