“Kushdo sheh atë që ju shfaqni, pak veta arrijnë ta kuptojnë atë që po përjetoni realisht”.
“Nëse një njeri duhet të ndëshkohet, atëherë ndëshkimi duhet të jetë aq i rëndë, saqë hakmarrja e tij të mos jetë aspak frikësuese”.
“Meshkujt udhëhiqen nga dy shtysa kryesore, ose nga dashuria ose nga frika”.
“Ai që kërkon të mashtrojë gjithmonë, do të gjejë dikë që do ta lejojë që ai ta mashtrojë”.
“Njeriu që është mësuar të veprojë sipas një mënyrë, do të shkatërrohet kur kohët, në ndryshim, nuk do të jenë më në harmoni me mënyrat e tij”.
“Njerëzit në përgjithësi, gjykojnë më shumë nga paraqitja se sa nga realiteti. Të gjithë njerëzit kanë sy, por pak e kanë dhuntinë të shohin përtej asaj që duket”.
“Nuk ka asnjë mënyrë për ta mbrojtur veten nga komplimentet false, përveçse duke i bërë njerëzit tëkuptojnë se duke ju thënë të vërtetën nuk do t’ju ofendojnë”.
“Një njeri i kujdesshëm duhet të ndjekë rrugën e shkelur nga njerëz të mëdhenj dhe të imitojë ata që janëmë të suksesshëm, në mënyrë që nëse nuk arrin deri në madhështinë e tyre, sërish do të përfitojë një pjesëtë saj”.
“Njerëzit kurrë nuk bëjnë mirë, përveçse në rastet kur nevoja i shtyn; por kur ata janë të lirë të zgjedhin dhe mund të bëjnë pikërisht siç u pëlqen, konfuzioni dhe rebelimi bëhen të shfrenuar”.
“Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së shkuarës. Fjala e thyer është një domosdoshmëri e sëtashmes”.