Keshilla

A ke vështirësi me zgjimin çdo mëngjes? Këto janë disa mënyra se si të zgjohesh më lehtë

E fik alarmin, sepse mendja dhe trupi yt refuzon të zgjohet. Të duket mendërisht dhe fizikisht e pamundur të çohesh nga krevati për të nisur një ditë njësoj si të tjerat, ndoshta akoma më të lodhshme. Ky është ndoshta zgjimi i shumicës prej nesh. Por si ta ndryshojmë dhe si t’i bëjmë zgjimet tona më pak të lodhshme? Ja disa mënyra:

  1. Fol me një mik, mikeshë, apo me një person që do lidhur me çfarë ndjen. Një nga arsyet pse nuk zgjohesh dot në mëngjes, është stresi dhe mërzitja që ndjen lidhur me një situatë që të ka ndodhur. Ata mund të ndihmojnë nëpërmjet mbështetjes së duhur për të kaluar çdo situatë të vështirë.
  2. Përmirëso dietën tënde dhe mundohu të konsumosh ushqime të shëndetshme përgjatë ditës. Të duhen energji dhe ushqimet e shëndetshme të japin energjinë e duhur për zgjimin e duhur.
  3. Ji realist, kur vjen puna tek pritshmëritë e tua. Kujto gjithmonë se është normale të dështosh në kohëra të vështira. E rëndësishme është të mos heqësh dorë dhe të gjesh forcat e duhura brenda vetes për t’u zgjuar e për t’i nisur ditët me pozitivitet.
  4. Mundohu të ushtrohesh fizikisht përgjatë ditës. Ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e endorfinave, të cilat e bëjnë më të lehtë zgjimin në mëngjes. Ushtrimet e rregullta fizike mund të reduktojnë riskun për pagjumësi (insomnia) dhe ju ndihmojnë me energjinë e duhur për zgjimin në mëngjes.
  5. Mundohu të kalosh momente me gjumë të shkurtër përgjatë ditës. Përgjumja në momente të ndryshme gjatë ditës, sa herë ke mundësinë, të ndihmon të rekuperosh ndonjëherë pafuqinë që ndjen prej mungesës së gjumit përgjatë natës, duke të bërë disi më energjik përgjatë ditës.
  6. Përpara se të flesh, të sugjerojmë të bësh një banjë me ujë të ngrohtë. Kjo gjë do të relaksojë pamasë, duke të ndihmuar që të mos humbasësh kohë me pagjumësi përgjatë natës. Gjithashtu, mundohu të evitosh kafenë dhe përdorimin e pajisjeve elektronike përgjatë mbrëmjes.
  7. Mbaj një regjim të rregullt gjumi çdo ditë. Zgjohu dhe fli në të njëjtin orar. Kjo gjë nënkupton ta ndjekësh ritmin e duhur edhe në fundjavë. Sapo të përshtatesh me regjimin e rregullt, trupi yt do të zgjohet automatikisht pa probleme çdo mëngjes.
  8. Vendos alarme dhe mbaje celularin larg shtratit. Kjo gjë padiskutim do të jetë një shtysë për të të nxitur të çohesh nga shtrati për ta fikur alarmin. Duke u çuar nga shtrati, sigurisht e ke më të lehtë zgjimin dhe nisjen e ditës.
Back to top button